Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut. Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë. Nuk dihet ende identiteti i personit që humbi jetën.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/WhatsApp-Video-2023-06-27-at-09.44.59.mp4"][/video]
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti tragjik. Blutë po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal që i mori jetën një personi.