Flash

Blinken pas bisedës me Kurtin: Plani i BE-së është rruga përpara

Lapsi.al 27 June 2023
Blinken pas bisedës me Kurtin: Plani i BE-së është rruga

Sekretari amerikan, Antony Blinken ka bërë të ditur se në bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar de-përshkallëzimin e situatës në veri dhe kthimin e menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Blinken në një postim në Twitter shkruan se plani trepikësh i BE-së është rruga përpara.

Edhe Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për telefonatën Blinken-Kurti.

Në njoftim thuhet se Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kryeministri i Kosovës ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.

U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

Tutje theksohet se Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

“U fol për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte”.

“Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Të këshilluara

GJKKO lë në burg Safet Gjicin

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK. Ndërsa është vendosur arr...

14:19

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI