Flash

"Politika po godet shkencën", Akademia e Studimeve Albanologjike përgënjeshtron Evis Kushin

Lapsi.al 31 May 2023
"Politika po godet shkencën", Akademia e Studimeve Albanologjike

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka dalë me një deklaratë ku përgënjeshtron deklaratat e Ministres së Arsimit, Evis Kushi, sipas së cilës akademia është në shkelje të ligjit dhe se një pjesë e studiuesve aty janë dakort.

Në deklaratën e senatit thuhet se “vendimi është krejtësisht politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri”.

Sipas Akademisë së Studimeve Albanologjike vendimi “është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë. Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik”.

Institucioni që u mbyll me vendim qeverie ka tetë vjet që funksionon, ndërsa shkeljet ligjore u zbuluan papritur nga një grup pune që nisi aty Evis Kushi.

Në realitet, Kushi është një vegël e Ramës që ka marrë urdhër për mbylljen e akademisë. Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka rrëfyer se ka rënë dakort me Edi Ramën që studiusit do të kalojnë në varësi të tij, për realizimin e tre projekteve të mëdha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI