Flash

Ministri i Ekonomisë Giorgetti trondit Juventus: "Nëse është fajtor për falsifikim bilanci, t'i sekuestrohet stadiumi"

Lapsi.al 18 May 2023
Ministri i Ekonomisë Giorgetti trondit Juventus: "Nëse

Ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti ndërhyn në çështjen e fitimeve kapitale të Juventus dhe kritikon mekanizmat e Drejtësisë Sportive. "Në terma thjesht ekonomikë, nëse Juventusi ka bërë bilanc fals, përse duhet t'i hiqen pikët? - shpjegoi ai -. Nëse do të arsyetoja si Agjencia e të Ardhurave ose Guardia di Finanza, do t'i sekuestroja stadiumin pasi ata janë e vetmja skuadër që e zotërojnë. Kështu që i bëj një dëm ekonomik këtu”. “I gjithë sistemi duhet rimenduar pak, përndryshe bëhet rrëmujë”, shtoi ai.

"I gjithë sistemi duhet të rimendohet. Mbi Drejtësinë Sportive ne kishim nisur një perspektivë reformuese - vazhdoi Giorgetti -. Ne shpresonim që sistemi sportiv të mund bëhej autonom, por është e ndërlikuar. Është e qartë se sistemi i konceptuar në vitet '60 nuk mund të funksionojnë më". “Gjithmonë ka një palë të tretë, por nuk është e mundur që gjykatësit sportivë të zgjidhen bashkë me këdo që fiton në federata. E pastaj presidentët të caktojnë gjykatësit federalë”, shtoi ai. “Unë flas si përfaqësues i shtetit, kemi Këshillin e Shtetit, juristë të shtetit, këshilltarë të Gjykatës së Audituesve që pastaj angazhohen falas në gjyqe sportive jashtëzakonisht të lodhshme. Secili duhet të bëjë punën e tij”, vijoi ministri.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Juventus mbrohet: artikulli 31 ose marrëveshje

"Gjëja më e pakëndshme është që ne bëjmë tifo për këtë apo atë gjykatës sportiv, jemi në nivele paradoksale - përfundoi Giorgetti -. Është një turp i vërtetë sepse kërkesa e futbollit është aq e artikuluar dhe e larmishme saqë duhet bërë një përpjekje kolektive për të rivendosur njëfarë drejtësie në sjellje dhe komente”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI