Flash

Mkhitaryan tendosje muskulore në kofshën e majtë: në garë me kohën për finalen e Champions

Lapsi.al 18 May 2023
Mkhitaryan tendosje muskulore në kofshën e majtë: në

Henrikh Mkhitaryan, i cili u dëmtua në pjesën e parë të euroderbit të dytë kundër Milan, rrezikon finalen e Champions. Armeni pësoi një tendosje muskulore në pjesën e përparme të kofshës së majtë, siç sqaron Inter në njoftimin zyrtar për shtyp. Situata do të rivlerësohet në ditët në vijim. Mesfushori armen do të përpiqet të rikuperohet për finalen e Champions League. Në 10 qershor në Stamboll, Inter do të luajë kundër Manchester City, por shumë varet nga evolucioni në ditët në vijim.

Mkhitaryan, duke folur për problemin e tij me shokët e skuadrës, tha se e ndjeu muskulin "të ngurtësuar" dhe jo "të tërhequr". Ky konstatim çoi në optimizëm edhe pse më pas do të mbërrinte lajmi për dëmtimin. Që do të thotë se në varësi të shkallës, mund të zgjaten kohët e rikuperimit. Në dëmtimet e shkallës së parë mund të mjaftojnë dy javë, nëse shkohet më tej mund të arrihet edhe muaji mungesë. Finalja e Champions League është 23 ditë larg, tre javë të bollshme të cilat mund ta lejojnë Mkhitaryan të rikuperohet. Në këtë pikë, 48 ndeshjet sezonale të 34-vjeçarit kërkojnë reflektime serioze në shtëpinë e zikaltërve, që jo rastësisht flet për rivlerësim pas pak ditësh.

Për çdo rast, Simone Inzaghi është gati të rikthejë mesfushën nga fillimi me Brozovic në kontroll dhe Calhanoglu në të majtë. Ndoshta do të ketë pak më pak ekuilibër të përgjithshëm, por me kroatin në mes ka një prirje më të madhe për të qarkulluar topin. Sigurisht, me mundësinë për të mbuluar sulmuesin kundërshtar, në ndihmë të treshes mbrojtëse, edhe pse Inter humbet diçka në depërtime.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI