Flash

Tifozët e Milan të tërbuar, dezertojnë transfertën kundër Juventus: ky është motivi i mungesës në Stadium

Lapsi.al 8 May 2023
Tifozët e Milan të tërbuar, dezertojnë transfertën

Ndeshja Juventus – Milan e planifikuar për në 28 majin e ardhshëm do të jetë ndoshta vendimtare për kualifikimin në Champions League. Por ndeshja e madhe e kampionatit italian mund të mos ketë audiencën që meriton, për shkak të protestave të tifozëve të Milan.

Juventus ka nisur shitjen e biletave për supersfidën e 28 majit ndaj Milan. Ndeshja luhet në Allianz Stadium të Torinos dhe ka ende shumë ditë deri në përplasjen e madhe. Por rreth ndeshjes tashmë ka polemika, që këtë herë nuk kanë të bëjnë me klubet por me tifozët. Në fakt, tifozët e organizuar të kuqezinjve kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë transfertë për shkak të biletave të shtrenjta. Sektori i miqve do të shitet për shumën e pabesueshme prej 80 euro. Një çmim i konsideruar tepër i lartë sidomos për ata që duan të ndjekin skuadrën e tyre me familjen. Kjo është arsyeja pse kuqezinjtë nuk do të kenë mbështetjen e sektorit të nxehtë të tifozëve. Një mungesë në ndeshjen direkte për një vend në Champions.

Lexo më tej: Video/ Juventus pushton Gewiss stadium: me Iling e Vlahovic bardhezinjtë fluturojnë në vendin e dytë

KOMUNIKATA E TIFOZËRISË KUQEZI

Curva Sud Milano dhe Shoqata e Milan Club kanë lëshuar një deklaratë për shtyp duke shpjeguar arsyet që do t'i shtyjnë ata të mos e ndjekin skuadrën në ndeshjen jashtë fushe në Torino më 28 maj. “Ndeshje vendimtare për fatin e kampionatit tonë. Megjithatë, me keqardhje të madhe, Curva Sud Milano dhe Aimc do të braktisin ndeshjen jashtë fushe. E do të ftojnë të gjithë tifozët kuqezi të bëjnë të njëjtën gjë. Zgjedhja diktohet nga çmimi i çmendur i zgjedhur nga Juventus dhe nga modalitetet e shitjeve të sektorit të jashtëm. Është urgjente vendosja e një tavani maksimal për çmimin e biletave të sektorit të miqve dhe jo vetëm”.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI