Flash

Real Madrid sfidon City, Ancelotti i provokon: "Nëse mbron mirë, në rastin më të keq barazon"

Lapsi.al 8 May 2023
Real Madrid sfidon City, Ancelotti i provokon: "Nëse mbron mirë,

Carlo Ancelotti e di si të luajë një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. E megjithatë Real Madrid i tij duhet të bëjë llogaritë me Manchester City të drejtuar nga Pep Guardiola. Kjo është pengesa e fundit për tu kapërcyer, nëse duan të luajnë aktin e fundit të kompeticionit. “Do të na duhet një ndeshje e plotë – komentoi trajneri italian në vigjilje –. Ose më mirë duhet të japim maksimumin fizikisht, teknikisht dhe mendërisht”. Real shkon në gjysmëfinalen e Champions me moralin e fortë pas triumfit në Copa del Rey: "Motivimi ndonjëherë është më i rëndësishëm se forma fizike dhe ky trofe na ka dhënë entuziazëm të ri".

HISTORIA E NJË VITI MË PARË

Të luash kundër Manchester City krijon dhimbje koke edhe për trajnerin me më shumë Champions në palmares: "Nëse mbrohesh mirë, më e keqja që mund të vijë është një barazim. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të sulmojmë. Le të kujtojmë se vitin e kaluar pësuam 5 gola duke bërë 6 në dy ndeshje. Do të firmosja të bëja të njëjtën gjë këtë vit”, komentoi Ancelotti duke iu referuar gjysmëfinales së sezonit të kaluar.

Lexo më tej: Parashikimi i Rooney në Champions: “City do ta shkatërrojë fare Real Madrid”

Siguria e teknikut Ancelotti është se kualifikimi “do të vendoset në ndeshjen e dytë”. Kjo është arsyeja pse Real Madrid dëshiron të evitojë dëmet para tifozëve të tyre: “Për të pasur një avantazh do të duhet të dalim me një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë. Por jo vetëm për rezultatin, por edhe për të shmangur problemet fizike apo disiplinore. Kjo sfidë kërkon përpjekje maksimale nga të gjithë”.

RREZIKU HAALAND

Përballë do të jetë Erling Haaland, qendërsulmues rekord me Manchester City: "Ai është shumë i rrezikshëm, ka një cilësi mbresëlënëse në shënimin e golave. Por i gjithë City është një ekip i kompletuar. E ne nuk do të luajmë për të ndaluar Haaland, por të gjithë skuadrën. Kemi shanset tona për të fituar edhe pse, në krahasim me vitin e kaluar, formacioni i Guardiolës është më i kompletuar”.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI