Flash

Video/ Penallti në shtesë, plas sherri masiv në River Plate-Boca Juniors: 7 të përjashtuar e policia në fushë

Lapsi.al 8 May 2023
Video/ Penallti në shtesë, plas sherri masiv në River Plate-Boca
Përfundon në mënyrën më të keqe Superclasico argjentinas mes River Plate dhe Boca Juniors. Një ndeshje shumë e tensionuar edhe në lojë (9 kartonë të verdhë) u vendos nga një penallti e dhënë nga arbitri Herrera. Sugjerimi i VAR i dha mundësinë kolumbianit Miguel Borja të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 93'. Menjëherë pas avantazhit 1-0 për Millonarios shpërtheu kaosi. Gjithçka nisi nga një grindje mes Romero dhe Palavecino, që lindi nga festimi provokues i këtij të fundit. Mjaftoi kjo përplasje, që shumë shpejt të përfshiheshin të gjithë lojtarët në një sherr masiv. Satdiumi Monumental u kthye në një ring. Arbitri i ndeshjes u detyrua të ndërpresë ndeshjen për 18 minuta dhe të lërë hapësirë për ndërhyrjen e policisë. Vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit u arrit më në fund të qetësohej situata. Përpara se të rifillonte ndeshja, Herrera tregoi 7 kartonë të kuq, mes të cilëve një për trajnerin e Boca, Almiron. Nisi sërish të luhej në 8 kundër 8, minuta e vetme e mbetur për ti dhënë fund armiqësive (në të gjitha kuptimet). Sipas të gjitha gjasave, në ditët në vijim do të vërshojnë më shumë skualifikime për lojtarët e të dy skuadrave.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI