Flash

Video/ Dortmund asfalton me 6 gola Wolfsburg: Bellingham e Adeyemi kthejnë verdhezinjtë -1 nga Bayern

Lapsi.al 7 May 2023
Video/ Dortmund asfalton me 6 gola Wolfsburg: Bellingham e Adeyemi kthejnë

Borussia Dortmund fiton bindshëm dhe i përgjigjet Bayern Mynih. Në ndeshjen e javës së tridhjetë e një të Bundesligës, verdhezinjtë mposhtën Wolfsbug 6-0. Sfida u arkivua në fakt që në pjesën e parë falë golave të Adeyemi, Haller dhe Malen. Në pjesën e dytë Dortmund përmirësoi rezultatin me një dygolësh të Bellingham dhe një realizim të dytë nga ish-sulmuesi i Salzburg. Terzic i përgjigjet kështu Bayern Munich, duke u rikthyer në -1 nga bavarezët, të parët në renditje.

Borussia Dortmund triumfon, i kundërpërgjigjet Bayern Munich, duke mposhtur Wolfsburg 6-0. Verdhezinjve iu deshën vetëm 14 minuta për të zhbllokuar ndeshjen. Ryerson zbriti nga krahu dhe krosoi për Adeyemi, që shënoi golin e tij të tetë në sezon. Miqtë reaguan menjëherë me goditjen e Wimmer, të shpëtuar nga Kobel. Gol i gabuar, gol i pësuar. Në minutën e 28' ish-sulmuesi i Salzburg kaloi një mbrojtës me shpejtësi dhe i shërbeu Haller në qendër të zonës. Ivoriani shënoi lehtësisht dyfishimin verdhezi. Kaluan edhe nëntë minuta të tjera dhe skuadra e Terzic gjeti trisin, duke mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë me Malen.

Lexo më tej: Video/ Favorizoi Bayern për titullin, arbitri Stegemann i mohoi penalltinë Dortmund: “Ndihem një m*t”

DYGOLËSH EDHE PËR BELLINGHAM

Në fillimin e pjesës së dytë, mbërriti edhe pokeri i vendasve. Një kundërsulm i shpejtë i Bellingham, që kaloi një mbrojtës dhe nga jashtë zonës lëshoi një silurë që preku traversën dhe përfundoi në rrjetë. Wolfsburg ishte në mëshirën e kundërshtarëve dhe në minutën e 59' pëson edhe të pestin. Një katastrofë në mbrojtje për miqtë dhe Haller i shërbeu Adeyemi, për golin e dytë personal. Gjashtë minuta më vonë, sulmuesi gjerman kishte mundësinë të shënonte trigolëshin e tij të parë në Bundesligë, por e goditi lart penalltinë. Megjithatë, goli i gjashtë i Dortmund erdhi në minutën e 86', kur Brandt nxorri të lirë Bellingham, që shmangu edhe ndërhyrjen e portierit për golin e tij të 13 sezonal. Përfundoi 6-0 për Dortmund, që u ngjit në 64 pikë, duke u rikthyer në -1 nga kryesuesit e Bayern Munich.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI