Flash

Video/ Shkurtajt i anulohet goli, silura e Bibos nuk mjafton: 1-1, Erzeni i pret shpresat Nicës për Europën

Lapsi.al 7 May 2023
Video/ Shkurtajt i anulohet goli, silura e Bibos nuk mjafton: 1-1, Erzeni i pret

Rezultati i pestë pozitiv radhazi për Laçin, nën drejtimin e Stavri Nicës, por këtë herë 1-1 me Erzenin nuk ngjan edhe aq pozitiv. Kurbinasit janë ndalur në barazim 1-1 në shtëpinë e tyre në një ndeshje që kishin nevojë ta fitonin për të qendruar në ndjekje të Egnatias. Një pikë shumë e rëndësishme për të besuarit e Kapllanit, që nuk fitojnë prej tetë ndeshjesh në të cilat kanë marrë vetëm tre pikë. Bibo shënoi golin e avantazhit për bardhezinjtë me një silurë nga jashtë zonës që nuk i la asnjë shans Xhikës. Erzeni u përgjigj Nonato, që ndoqi mirë aksionin në zhvillimet e një goditje dënimi.

Barazimi i dytë në 5 ndeshjet e suksesshme me Stavri Nicën në pankinë e ka mbajtur Laçin në vendin e katërt. Vetëm se diferenca me Egnatian tani është 5 pikë, kur kanë mbetur edhe katër javë. Një ndalesë që nuk i duhej kurbinasve në javën e 32 të Superiores. Në anën tjetër, kjo pikë e rrit në dy pikë distancën e Erzenit nga Kukësi i vendit të tetë, në zonën playout.

NDESHJA

Laçi kishte kapërcyer nga mbijetesa drejt Europës dhe tentoi të imponohej ndaj një skuadre në shumë vështirësi si Erzeni. Me Shkurtaj e Guindo përpara, bardhezinjtë patën rastet më të mira në pjesën e parë. Erzeni tentoi kundërsulmin pa shumë sukses dhe u ndëshkua në minutën e 26'. Një supergol i Bibos që nuk i la asnjë mundësi reagimi Xhikës. Laçi mund të kishte siguruar rezultatin por goli i Shkurtajt në minutën e 34' u anulua për pozicion jashtë loje.

[video width="896" height="448" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/laci-gol.mp4"][/video]

Skuadra e Nicës u mundua të administronte me qarkullim topi dhe nuk është se lejoi shumë për shijakasit. E megjithatë, vendasit u dënuan në minutën e 58' në goditjen e dënimit të Mehmetit. Portieri Selmani arriti të devijojë goditjen në shtyllë, por topin e kthyer e arriti Nonato që e dërgoi në rrjetë. Asgjë nuk e ndryshoi dot më rezultatin dhe në fund vetëm një pikë për Laçin e Erzenin që nuk kënaq askënd.

[video width="896" height="448" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/erzeni-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI