Flash

Në prapaskenën e divorcit mes Romës e Jose Mourinho është PSG: në Francë zbulojnë takimin Mendes-Campos

Lapsi.al 8 May 2023
Në prapaskenën e divorcit mes Romës e Jose Mourinho

Paris Saint-Germain “përshpejton për Jose Mourinho” dhe trajneri i Romës “është i interesuar për PSG”. Për këtë janë të bindur në Francë dhe në veçanti RMC Sport. Sipas tyre trajneri portugez do të largohet nga verdhekuqtë në verë. Galtier do të bëjë të njëjtën gjë dhe për ta zëvendësuar, klubi parisien ka vendosur Special One në krye të listës së dëshirave të tyre. Sipas asaj që zbulojnë në Francë drejtori i merkatos, Luis Campos, ka folur tashmë me menaxherin e trajnerit, Jorge Mendes, duke gjetur terren pjellor. “Mourinho është i preferuari i Campos", shkruan RMC Sport. Ata saktësojnë se emiri i Katarit, pronar i klubit, ëndërron Zinedine Zidane, por negociatat janë komplekse. "Nëse drejtori sportiv do të ketë fjalën e fundit për zgjedhjen e trajnerit, Mourinho do e ketë tashmë një këmbë në kryeqytetin francez”.

Kontrata e Jose Mourinho me Romën skadon në vitin 2024 dhe Mou tashmë e ka refuzuar ofertën e Chelsea. Portugezi ka thënë se ai dëshiron të flasë fillimisht me Friedkin, por ndarja është e sigurtë. Është e qartë se, në rast se ai nuk ka siguri për dëshirën e klubit verdhekuq për të krijuar një ekip rivalizues, ai do të largohet. Një dalje nga Roma pas dy vitesh dashuri, ndoshta edhe kurorëzuar me fitimin e Europa League. Në kryeqytet trajneri fiton 7 milionë neto, në Paris paga do të ishte sigurisht shumë më e lartë, ashtu si dhe mundësitë e shpenzimeve në merkato.

Lexo më tej: “Mourinho ikën nga Roma”, Zazzaroni zbulon përplasjet mes José e familjes Friedkin

TAKIMI MENDES-CAMPOS

Prandaj shumë do të varet nga vullneti i Special One, por ndërkohë Jorge Mendes është kontaktuar. Menaxheri i fuqishëm është i bindur se ai ka argumentet e duhura për të mbyllur marrëveshjen. Mendes është optimist edhe për shkak të lidhjeve që ka me klubi kryeqytetas. Ai ka disa lojtarë të Paris Saint-Germain në përfaqësimin e tij: nga Warren Zaïre Emery te Renato Sanches, duke kaluar nëpër Vitinha dhe Danilo Pereira, deri në mbërritjen në El Chadaille Bitshiabu

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI