Flash

Video/ Pasillo de honor, sfilatë e lojtarëve e fishekzjarre: ja çfarë ndodhi në festën e Napolit në Maradona

Lapsi.al 8 May 2023
Video/ Pasillo de honor, sfilatë e lojtarëve e fishekzjarre: ja
Napoli fitoi në shtëpi ndaj Fiorentinës dhe festoi titullin e tretë kampion në histori. Matematika e triumfit në fakt ishte siguruar në Udine në javën e kaluar të kampionatit. Festë e madhe për të kaltrit të rrethuar nga tifozët e tyre në Maradona. Një stadium i tejmbushur për këtë rast, që mirëpriti idhujt e tij me një koreografi speciale pas portave. Napoli mposhti 1-0 Fiorentinën me golin me penallti të Victor Osimhen, sa për të legjitimuar festën. Para fillimit të ndeshjes, Fiorentina i ka dedikuar “pasillo de honor” për kampionët e rinj të Italisë. Gjithçka ishte gati në Maradona për festën e titullit, që nisi menjëherë pas ndeshjes.

FESTA E TË KALTËRVE

Festë e madhe e gjithë ekipit dhe pronarëve së bashku me 50 mijë tifozët e pranishëm në stadium. Ndër të ftuarit e mbrëmjes ishin edhe Paolo Sorrentino, Clementino, Edoardo Bennato dhe Giolier. Më pas parakalimi i lojtarëve me fanella festive të thirrur një nga një nga publiku. Falënderimet erdhën nga kapiteni Di Lorenzo: “Faleminderit atyre që kanë qenë në prapaskenë dhe ju tifozëve që na keni mbështetur gjithmonë, edhe jashtë shtëpisë, ku na dukej se ishim gjithmonë në Napoli”.

OVACIONI I TEKNIKUT SPALLETTI

Kjo ishte deklarata e dhënë nga Luciano Spalletti për tifozët e tij: “Është vërtet e vërtetë që Napoli është qyteti i mrekullive. Nëse keni arritur të më bëni të fitoj një kampionat, duhet të jetë e vërtetë. Nëse do të kishte një mënyrë për të transformuar lumturinë dhe dashurinë e natës së sotme në energji elektrike, sonte do të mund të ndriçonim të gjitha stadiumet e Serie A. Faleminderit Napoli, faleminderit tifozëve. Ju keni qenë protagonistë të kësaj historie fantastike, të gjithë një nga një. Ju dua shumë të gjithëve".

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI