Flash

Pritë në autostradë si në filma: autobusi i Benevento sulmohet nga një furgon në ecje

Lapsi.al 8 May 2023
Pritë në autostradë si në filma: autobusi i Benevento
Autobusi i Benevento mbeti viktimë e një prite në autostradë, ku një furgon iu afrua dhe prej tij nisën ta godisnin. Benevento, dje, humbi 3-1 në Cittadella. Një disfatë që nuk duhej. Tani kampanët janë pothuajse të sigurt për rënien nga kategoria, duke qenë se janë të fundit, dy javë nga fundi në Serie B. Për të patur sigurinë pritet ndeshja e sotme mes Brescia e Parma. Do të mjaftonte një pikë për lombardët, që t'i dërgonin verdhekuqtë në Serie C. Por sporti nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi gjatë rrugëtimit të skuadrës në kthim në qytet.

AUTOBUSI U SULMUA NË AUTOSTRADË

Ekipi po udhëtonte me autobus për shkak të vonesave të mëdha në linjat hekurudhore në të gjithë vendin. Autobusi ishte mes Bolonjës dhe Firences në A1 kur, sipas dëshmive të raportuara nga Sky, iu afrua në krah një furgon. Nga dritaret e tij dolën duar të pajisura me shufra hekuri që u përplasën mbi autobus, teksa të dyja mjetet po udhëtonin me shpejtësi të madhe. Nga furgoni janë hedhur edhe objekte të ndryshme dhe janë thyer xhamat e autobusit. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe ka shoqëruar skuadrën e Benevento drejt destinacionit. Nuk pati të dëmtuar, por frika dhe tronditja do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që ishin në autobus. Mbi të gjithë lojtarët që e shohin këtë sulm si pasojë e drejtpërdrejtë të paraqitjes së tyre në fushë.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI