TËRBIMI I PEP
“You have to take it!“, “Duhet ta godasësh ti!”, i bërtiti Guardiola nga pankina Haaland. Norvegjezi megjithatë nuk e dëgjoi trajnerin e tij, duke ia lënë penalltinë Gundogan. Në fund të ndeshjes, ndoshta pas një leksioni interesant për norvegjezin dhe gjermanin në dhomat e zhveshjes, trajneri i City komentoi episodin para mikrofonave të gazetarëve të pranishëm në sallën e shtypit: “Ndeshja nuk kishte përfunduar. Kjo tregon se sa bujar është Erling. Por nëse je 4-0 është mirë, kur je 2-0…”. Ndoshta trajneri katalanas nuk do të ketë përdorur të njëjtin ton të qetë për t'ia shpjeguar çështjen qendërsulmuesit të tij privatisht…Pep Guardiola had @ErlingHaaland in his @OfficialFPL team ? this is how everyone who captained him this week feels pic.twitter.com/4dueFLgEBn
— KHXOS (@thekhxos) May 6, 2023