Flash

Parashikimi i Rooney në Champions: “City do ta shkatërrojë fare Real Madrid”

Lapsi.al 8 May 2023
Parashikimi i Rooney në Champions: “City do ta shkatërrojë

Në një intervistë për Times, Wayne Rooney ka folur për përballjen e dyfishtë në Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City. E në këtë pikë, ish-sulmuesi i United ka kujtuar atë të vitit të kaluar: “Ndryshimi më i madh te City është Erling Haaland. Sezonin e kaluar në Bernabéu skuadra humbi në pesë minuta të çmendura. Me Haaland nuk do të kishte ndodhur. Real Madrid nuk mund të kishte luajtur në të njëjtën mënyrë. Në të dyja ndeshjet ata patën momente kur ishin në gjendje t'i rrëmbenin topin Manchester City. E mundën ta bënin këtë sepse City nuk kishte një kërcënim real në kundërsulm”.

Real Madrid, pas humbjes në shtëpinë e City, rikuperoi në Bernabeu falë blitzit të Vinicius Jr. Blancos më pas arritën të triumfonin edhe në finale, duke rrëmbyer Kupën me veshë të mëdhenj.

Lexo më tej:Grealish zbulon ‘sekretin’ e Manchester City përmes një foto në rrjetet sociale: bindje e perceptim, receta e Pep

GJYKIMI I ROONEY

“Manchester City jo vetëm që do ta mundë Real Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por do ta shkatërrojë atë”, deklaroi tekniku aktual i D.C. United, pa përdorur fjalë kortezie. Më pas ai vazhdoi: “Sigurisht, mund të gaboj, por mendoj se City është në një nivel tjetër. Nuk mund të përjashtosh kurrë një ekip me përvojën dhe historinë e Real Madrid, por nuk do të vija bast për ta”.

“Që nga fillimi i sezonit, kam ndjerë se ky do të ishte sezoni ku Guardiola më në fund do të fitonte trofeun e shumëdëshiruar me Manchester City. Futbolli që luan skuadra e tij muajt e fundit dhe mënyra se si ka arritur kulmin në momentin e duhur, vetëm sa e ka konfirmuar këtë ide". Rooney sponsorizon kështu rivalët e dikurshëm. Ndoshta mund të ketë të drejtë, por kjo gjë vështirë se mund t'i pëlqejë tifozëve të United.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI