Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Lamtumirë Niko Dovana, Duka prezanton projektet për stadiumin e ri të Durrësit

Lapsi.al 4 May 2023
Video/ Lamtumirë Niko Dovana, Duka prezanton projektet për stadiumin e

Nga Korça në Durrës, për të përfunduar në Vlora. Ky është aksi për ndërtimin e tre stadiumeve të reja të futbollit në vendin tonë. E pasi në Korçë u zgjodh projekti fitues, janë tre studio arkitekturore që konkurojnë për “Niko Dovanën” e ri. “Durrësi mbase e meritonte shumë më parë një investim të tillë, por asnjëherë nuk është vonë – tha kreu i FSHF-së Duka -. Unë mendoj që me iniciativën që është marrë nga Kryeministri në këtë stacion të dytë, sepse i pari ishte Korça dhe i treti do të jetë Vlora në këtë tur, ne plotësojmë infrastrukturën sportive të futbollit të luajtur në Shqipëri. Nuk është hera e parë që e them, por dua ta përsëris dhe jam krenar për këtë gjë. Me përfundimin e këtyre tre stadiumeve do të jemi vendi më i mirë në rajon sa i përket infrastrukturës sportive të futbollit”, vlerësoi Duka.

Në fakt, është zhvilluar sot Konkursi Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit. Për të garojnë 3 studiot prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë). “Jam vërtetë shumë i kënaqur që jam këtu mes jush. Jo vetëm për faktin që do të lançojmë një projekt për futbollin, por edhe për faktin që jam në qytetin tim. Pra jam dy herë i kënaqur që ky projekt është në qytetin tim”, tha Duka. Sipas tij, të gjitha investimet e bëra në stadiume janë fryt i bashkëpunimit të shkëlqyer dhe i bashkimit të forcave mes Federatës Shqiptare së Futbollit dhe qeverisë shqiptare.

Lexo më tej: Modernizim e traditë në një koncept me qytetin: tre studio prezantojnë projektin e stadiumit Skënderbeu

Projekti i 51N43

Firma belge solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa. Përveç ndeshjeve të futbollit, ai stadium mund të funksionojë dhe si një qendër sportive dhe për aktivitet të ndryshme. Zona do të përmbante hotele, bare, restorante apo pishina.

Projekti i Bjarke Ingles Group (BIG)

Studio daneze erdhi me idenë e një stadiumi me 10 mijë vende, duke përfshirë gjithashtu dhe hapësira të mëdha publike. Hapësira të cilat mund të përdoren për aktivitete të ndryshme ekonomike. Gjithashtu brenda stadiumit do të përfshihej dhe një muze që për historinë e qytetit të Durrësit dhe klubit të Teutës.

[video width="1032" height="572" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/2.mp4"][/video]

Projekti i MVRDV

Studio arkitekturore holandeze solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga disa blloqe ndërtesash. Zona do të shërbejnë edhe për hotele, restorante dhe aktivitete të ndryshme ekonomike. Sigurisht do të ketë edhe fusha për aktivitete të ndryshme sportive.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI