Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Akuzoi Juventus për 'vjedhje' titulli, Lapo i përgjigjet ADL: "Lëreni të flasë, ne 38 tituj, ata 3"

Lapsi.al 3 May 2023
Akuzoi Juventus për 'vjedhje' titulli, Lapo i përgjigjet
Skuadra e Luciano Spalletti tashmë është gati të festojë titullin e tretë kampion në historinë e Napolit. Megjithatë, në euforinë e përgjithshme, presidenti Aurelio De Laurentiis lëshoi disa deklarata për kampionatin. Në veçanti, falë rivalitetit historik mes dy klubeve, ai iu referua disa episodeve të së kaluarës. Sipas presidentit të Napolit ato i kanë mohuar napolitanëve suksese të tjera. E menjëhershme përgjigja e Lapo Elkann. “Ndonjëherë kemi dalë të dytët, por mund të ishim të parët nëse... Ndjej se kam fituar kampionate të tjera, sigurisht atë të ndershmërisë”. Ndaj frazave të pronarit të Napolit, reagimet kanë qenë të menjëhershme. Kështu, pas konstatimit të një tifozi ("Mirëmbrëma, por pas sulmeve nga De Laurentiis që thotë se kemi vjedhur titujt, klubi nuk thotë asgjë. Pistocchi është gati të botojë një libër mbi titujt e vjedhur"), ka reaguar Lapo Elkann. Ai është përgjigjur kështu nga profili i tij në Twitter: “Lëreni të flasë, vlejnë faktet. Ne 38 kampionate, ata 3”. Tridhjetë e tetë duke marrë parasysh edhe dy kampionatet e anuluara në sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006. E nëse Juventus është në pritje të arsyeve të Kolegjit të garancisë për anulimin me shtyrje të dënimit prej 15 pikësh, edhe klubi i De Laurentiis është akuzuar për parregullsi administrative, bashkë me Juventus dhe 9 skuadra të tjera, më 1 prill 2022.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI