Flash

Lojtarët shkatërruan zhveshtoren, Tirana paguan dëmet: dy ndeshje pezullim për Selmanin e Kastriotit

Lapsi.al 3 May 2023
Lojtarët shkatërruan zhveshtoren, Tirana paguan dëmet: dy ndeshje

Komisioni i Etikës e Disiplinës ka nxjerrë vendimet mbi sjelljet e pahijshme të tifozëve të skuadrave, por edhe vetë lojtarëve. Si në rastin e lojtarëve të Tiranës, që shkaktuan dëme të konsiderueshme në dhomat e zhveshjes. Pas fitores në minutat shtesë 1-0 me Kastriotin në Elbasan Arena, ekzaltimi i lojtarëve vazhdoi në dhomat e zhveshjes. Tani Disiplina ka vendosur që Tirana, "për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes", të dëmshpërblejë dëmet sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Gjoba ndërkohë për Erzenin, Bylis e Kukësin, të gjithë për sjellje të gabuar të tifozerisë. Ndërkohë, kartoni i kuq i marrë nga Adolf Selmani në minutën e 92' të Tirana-Kastrioti do ta mbajë jashtë fushës për dy javë mbrojtësin.

Lexo më tej: Nuk ka falje për Tërbunin, Apeli lë në fuqi vendimin e Disiplinë: shpresa e fundit është Lozana

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.05.2023

1. KF Erzeni, dënohet për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Bylis e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i KS Kastrioti, Adolf Selmani, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Tirana dënohet për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS. Klubi urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

5. KF Kukësi e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI