Flash

Video/ Arsenal tris në derbi për vendin e parë: Gunners mposhtin 3-1 Chelsea dhe parakalojnë City

Lapsi.al 2 May 2023
Video/ Arsenal tris në derbi për vendin e parë: Gunners mposhtin

Raundi i mesjavës së Premier League hapet me suksesin dërrmues të Arsenal në derbin e Londrës. Gunners mposhtin Chelsea 3-1 dhe rikthehet kështu te fitorja pas katër javësh. Një triumf që vlen edhe kryesimin e renditjes, në pritje të City. Dygolëshi i Odegaard (18' dhe 31') dhe goli i Gabriel Jesus në minutën e 34' vendosi ndeshjen në Emirates. Goli i Madueke në pjesën e dytë (65') nuk i mjaftoi Blues për të dalë me pikë nga derbi.

Derbi i Londrës zgjati vetëm 34 minuta. Në fakt, Arsenal kaloi menjëherë në epërsinë e trefishtë në Emirates. Në fund fitoi 3-1 dhe u kthye te suksesi pas katër ndeshjesh pa fitore. Ylli i padiskutueshëm i ndeshjes ishte Martin Odegaard. Norvegjezi zhbllokoi sfidën në minutën e 18', pas asistit të Xhakës, me të majtën e mrekullueshme që përfundoi në portë pasi goditi traversën. Stafeta u përsërit edhe në minutën e 31, kur shqiptari shërbeu sërish për xhevahirin e Gunners. Odegaard sërish me të majtën, këtë herë gjeti shtyllën e largët, duke befasuar Kepa. Kaluan tre minuta dhe ndeshja u mbyll. Në konkluzionin e Xhakës, Fofana bllokoi, por Gabriel Jesus e dërgoi topin në rrjetë.

MADUEKE NUK MJAFTON

Një pjesë e parë për t'u harruar për Blues, me Lampard që largoi një Havertz të shuar dhe futi Aubameyang. Thelbi, megjithatë, nuk ndryshoi. I vetmi që vuri në dyshim triumfin e vendasve ishte Madueke, i cili shkurtoi distancën në minutën e 65'. Finale pa vuajtje, megjithatë, për Arsenal, që shkoi pranë pokerit me Xhakën.

Lexo më tej:Video/ “Qani tani…”: Ederson tallet me tifozët e Arsenal, festimi i portierit të City bëhet virale

Me këtë 3-1, Arteta për momentin ngjitet në vendin e parë me 78 pikë dhe ushtron presion ndaj City. Skuadra e Guardiola është 2 pikë pas, me dy ndeshje më pak. E tashmë ndaj West Hamit në Etihad do të ketë mundësinë të rimarrë epërsinë. Duke marrë parasysh Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, kjo është humbja e gjashtë radhazi për Chelsea, që është gjithnjë e më në krizë.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI