Flash

Hajduti i kërcënon mamanë e vjedh makinën Tesla: Kyrgios ia punon përmes aplikacionit

Lapsi.al 2 May 2023
Hajduti i kërcënon mamanë e vjedh makinën Tesla: Kyrgios ia

Teknologjia e futur në makinën e tij Tesla Model X i lejoi Nick Kyrgios të rimarrë makinën e vjedhur nga një hajdut vetëm pak minuta më parë. Kjo është historia që vjen nga Canberra (Australi) e që përfshiu tenistin dhe mamanë e tij. Sipas raportimeve të mediave lokale, mëngjesin e djeshëm rreth orës 8.30 një burrë hyri në shtëpinë e Kyrgios dhe kërcënoi mamanë e tij me pistoletë. Ai kërkoi që gruaja t'i dorëzonte çelësat e makinës së djalit të saj. Madje i kërkoi asaj që t'i tregonte edhe se si mund ta ngiste.

HAJDUTI GRABITI MAKINËN TESLA TË KYRGIOS

Sapo mbeti vetëm, Norlalia Kygrios lajmëroi djalin e saj, i cili menjëherë ndërmori veprime në dy drejtime. Fillimisht telefonoi policinë dhe, më pas, i vendosi një kufi shpejtësie makinës së tij. Për këtë ai përdori aplikacionin e menaxhimit Tesla, që kishte instaluar në smartphone. Në këtë mënyrë, rezulton nga raportimet, policia ka arritur të ndalojë 32-vjeçarin pas një ndjekjeje të shkurtër. 32-vjeçari nga Canberra akuzohet për vjedhje të agravuar, mosndalim ndaj kërkesës së policisë, drejtim mjeti pa leje dhe rezistencë ndaj zyrtarit publik.

APLIKACIONI TESLA SHPËTON KYRGIOS

Tesla Model X i Kyrgios është një makinë elektrike me vlerë rreth 170,000 euro. Ajo mund të menaxhohet në mënyra të ndryshme nëpërmjet një aplikacioni të instaluar në smartphone. Përveç funksioneve më klasike të disponueshme në shumë makina të tjera si kufizimi i shpejtësisë (që Kyrgios e bëri për të ndihmuar policinë të kapte hajdutin), janë edhe bllokimi/zhbllokimi i derës, kontrolli i klimës dhe gjurmimi GPS. Ai gjithashtu mund të ndezë motorin pa çelës. Të hapë/mbyllë kapakun e serbatorit e të nxjerrë automjetin në mënyrë të pavarur nga parkimi.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI