Flash

De Laurentiis ironizon bardhezinjtë: "Fituam titullin e ndershmërisë, 5-1 ndaj Juventus vlen gjithçka"

Lapsi.al 2 May 2023
De Laurentiis ironizon bardhezinjtë: "Fituam titullin e
Është një Aurelio De Laurentiis i ekzaltuar, ai që u paraqit në mikrofonët e gazetarëve pas takimit në prefekturë për të organizuar festën e titullit të Napolit: “Cikli ynë fitues filloi disa kohë më parë, por parregullsia e vazhdueshme na penalizoi”, tha presidenti napolitan. Referencat ishin të dukshme për çështjet gjyqësore që kanë të bëjnë me Juventus. “Ndonjëherë ne përfunduam të dytët, por mund të kishim përfunduar të parët nëse... Ndjej se kam fituar kampionate të tjera, sigurisht atë të ndershmërisë që është rregulli i parë i jetës sime". "Ndeshja 5-1? Ndeshja me Juventus vlen gjithë titullin - vazhdoi De Laurentiis -. Duke i mposhtur ata kaq rëndë në ndeshjen e parë dhe në atë mënyrën tjetër në kthim... Ahhhhh... është kaq shteruese si përgjigje?". Lexo më tej:Video/ Juventus i anulohen dy gola në fund, Raspadori i ndëshkon në shtesë: Napoli pranë titullit mes polemikave Gëzimi për një titull që tani është vetëm çështje aritmetike është i papërmbajtshëm: "Entuziazmi im është i jashtëzakonshëm. Majin e kaluar thashë se doja të fitoja titullin dhe kishte mungesë besimi në sytë e atyre që më dëgjuan. Është bukur të shohësh sa shumë kjo fitore përfaqëson në jetën e të gjithëve. Ky është një film i mirë, universal, përfaqësues i aftësisë sonë për të bërë mirë. Duke parë entuziazmin në rrugë, për të cilin bashkëpunova disi, më bën krenar. Këtë moment po e jetoj plotësisht, me gjithë kaosin që po hasim nga pikëpamja organizative. Të dielën nuk ishte e mundur të ecje në Fuorigrotta...”.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI