Flash

FOTO/ Festa e titullit u shty, në Napoli i bëjnë 'funeralin'... teknikut Allegri

Lapsi.al 1 May 2023
FOTO/ Festa e titullit u shty, në Napoli i bëjnë
Armiqësia e madhe mes Napoli e Juventus, e nxitur më shumë edhe nga ngjarjet e pas ndeshjes në Torino, ka prodhuar një episod të shëmtuar, edhe pse vetëm tifozllëku. Pas suksesit në Allianz, të besuarve të Spalletti, për titullin, i duhej vetëm një fitore në Maradona me Salernitanën. Kjo nuk ndodhi, kështu që festa është shtyrë për të mërkurën ose të enjten. E megjithatë, tifozët napolitanë e kanë nxjerrë inatin te Juventus e në veçanti tekniku Max Allegri. Lexo më tej:Ndihmëstrajneri i Juventus Landucci i tërbuar me Luciano Spalletti: “Tullac i mu*it Prej ditësh, rrugët e Napolit janë mbushur me flamuj dhe banderola për titullin e tyre të tretë kampion. Pas 33 vjetësh, nga koha e Diego Armando Maradonës, në Napoli nuk është përjetuar një sukses i tillë. Ndaj për ta ishte koha e duhur për të poshtëruar bardhezinjtë dhe teknikun e tyre, me një gjest të shëmtuar. Tifozët e Napolit i kanë organizuar funeralin rivalëve të mëdhenj. Kështu, në një arkivol të mbuluar me fanellat bardhezi, tifozët e Napolit kanë futur një fotografi të madhe të trajnerit Allegri. Një gjest në fakt i përsëritur, sepse edhe pak ditë më parë ata zhvilluan “ceremoninë mortore” për gjithë klubet e Serie A.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI