Lexo më tej: Video/ Po festonin titullin kampion, Dia i ngrin buzëqeshjen: Salernitana barazon në Maradona Raundi i fundit i prillit të zi të Juves përfundoi me një barazim në Bolonja. Një barazim 1-1 që nuk i lejoi skuadrës së teknikut Allegri të kalonte Lazion në vendin e dytë në renditje. E megjithatë, kjo pikë shënoi fundin e hemorragjisë së pikëve të Zonjës, pas tre humbjeve radhazi në shtëpi në kampionat. Një barazim mes dritëhijeve, që krahasuar me paraqitjet e fundit, tregoi një Juve më kompakte dhe agresive për nga karakteri. Por gjithsesi me kufizime të mëdha për sa i përket manovrimit. Bolonja nuk arriti të përfitonte nga avantazhi fillestar, u përpoq të mbante presionin bardhezi, por duke mos hequr dorë nga disa kundërsulme të rrezikshme. Milik shpëtoi Juventus nga humbja, por neglizhenca në goditjen e penalltisë ishte ajo që komplikoi ndeshjen e bardhezinjve.31’ | ? | Skorupski saves Milik's penalty kick.#BolognaJuve [1-0]
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) April 30, 2023