Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Po festonin titullin kampion, Dia i ngrin buzëqeshjen: Salernitana barazon në Maradona

Lapsi.al 30 April 2023
Video/ Po festonin titullin kampion, Dia i ngrin buzëqeshjen: Salernitana

Napoli barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës e nuk përfitoi nga dhurata që i bëri Inter duke mundur Lazion. Kështu, Napoli duhej të shtyjë festën e titullit kampion ndoshta mbrëmjen e së enjtes në Udine. Di Lorenzo dhe shokët e tij i vunë përpara kundërshtarët që në minutat e para të lojës. Të kaltrit gjetën avantazhin me një goditje me kokë të Olivera në minutën e 62'. U duk një mision i përmbushur dhe në stadium nisi festa. Llogaritë nuk ishin bërë me amarantët dhe Dia. Ai me një goditje të shkëlqyer në minutën e 84' barazoi shifrat dhe ngriu stadiumin Maradona.

Në këtë mënyrë Napoli duhet të shtyjë takimin me titullin kampion, që e priste prej kaq shumë kohësh. Skuadra e teknikut Spalletti nuk arrin të marrë fitoren ndaj Salernitanës, që do të mjaftonte për të mbyllur llogaritë me trengjyrëshin gjashtë javë përpara fundit. Goli i Dia në minutën e 39' të pjesës së dytë fiksoi rezultatin 1-1, duke i heshtur të gjithë. Olivera tetëmbëdhjetë minuta më parë kishte nënshkruar atë gol që Napoli priste për të festuar.

E të mendosh që para se të dilnin në fushë, të kaltrit kishin marrë lajmin nga Milano se mjaftonte të fitonin ndaj Salernitanës për tu shpallur kampion. Lazio nuk kishte fituar, në fakt kishte humbur ndaj Interit pasi kaluan në avantazh, e napolitanët prisnin vetëm të festonin. Maradona ishte gati të festonte 33 vjet pas titullit të fundit. Tani, megjithatë, gjithçka është shtyrë për në turin tjetër, duke pritur transfertën e Napolit në Udine të enjten. E natyrisht, duke parë ndeshjen e Lazios kundër Sassuolos të mërkurën.

[video width="1016" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/mamey.mp4"][/video]

Në ndeshjet e tjera, Cremonese u ndal në shtëpi 1-1 nga Verona. Okereke shënoi që në minutën e 9', por kartoni i kuq për Quagliata në të 62' i komplikoi gjërat. Atëherë Verdi në të 75' barazoi rezultatin. Fitoi, ndërkohë, 2-1 Sassuolo ndaj Empolit. Avantazhi i miqve në minutën e 11 me Cambiaghi u përmbys në pjesën e dytë nga dygolëshi i Berardi (82', 97').

Serie A Italy

Inter 3-1 Lazio

Cremonese 1-1 Verona

Napoli 1-1 Salernitana

Sassuolo 2-1 Empoli

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI