Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Tottenham barazoi në shtesë e u mund 60 sekonda më vonë: Liverpool e parakalon në renditje

Lapsi.al 30 April 2023
Video/ Tottenham barazoi në shtesë e u mund 60 sekonda më

Fitore spektakolare e Liverpool, që mposhti Tottenham 4-3. Skuadra e Klopp u arrit në minutën e tretë shtesë nga Richarlison, por rrëmbeu suksesin 60 sekonda më vonë me Diogo Jota. Një sukses shumë i rëndësishëm në Anfield Road për Reds, që parakalojnë Spurs në renditje.

Pjesa e parë me sens unik në Anfield. Reds iu deshën vetëm tre minuta për të thyer bllokimin. Zbritja e parë e ndeshjes e Alexander-Arnold, që krosoi perfekt në shtyllën e dytë për Jones, i cili mundi Forster në dalje. Kaluan edhe dy minuta të tjera dhe erdhi dyfishimi. Një top i shkëlqyer i Gakpo për Luis Diaz, që depërtoi pas mbrojtësve dhe befasoi portierin e Spurs. Londinezët ishin në mëshirën e kundërshtarit, që nuk tregoi asnjë shenjë të uljes së presionit dhe detyroi të besuarit e Mason të bënin gabime të vazhdueshme në impostim. Në njërën prej tyre erdhi edhe faulli i penalltisë së Romeros, që lejoi Salah të bëjë 3-0 nga pika e bardhë në minutën e 15'.

Lexo më tej: Video/ Haaland vendos rekordin absolut në Premier, City parakalon Arsenal: gjithçka e lehtë për United

Egjiptiani kishte një tjetër shans pak më vonë, por e majta e tij shkoi jashtë. Në fund të pjesës së parë, Tottenham zgjohet dhe shkurtoi diferencën në minutën e 39'. Krosimi perfekt i Perisic për Kane, që i hap rrugën mirë në zonë dhe mundi Alisson fluturimthi.

RIKTHIMI I SPURS

Goli i pësuar i hoqi siguritë Liverpool, që vuajti nga kundërsulmi i Spurs. Në pjesën e dytë, sulmet e londinezëve vazhduan, por pa fat. Goditja e Son u stampua në shtyllë, ashtu si dhe tentativa e Romeros në rrëmujë. Përpjekjet e Tottenham dhanë rezultat në minutën e 77', kur Son u shkëput sërish në kundërsulm dhe mposhti Alisson në dalje. Gjithçka ndodhi pastaj në kohën shtesë. Fillimisht miqtë barazuan në minutën e 93', me goditjen me kokë të Richarlison. Një minutë më pas Diogo Jota u kujdes për të çmendur Anfield, duke përfituar nga një gabim i bujshëm i Lucas Moura. Përfundoi 4-3 për Liverpool, që ngjitet në 56 pikë, duke kaluar Tottenhamin në vendin e pestë, tani në -2.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI