Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Pronësi e dyfishtë RedBird, Milan e Toulouse mund të përjashtohen nga Europa

Lapsi.al 1 May 2023
Pronësi e dyfishtë RedBird, Milan e Toulouse mund të

Me fitoren e qartë në finalen e Kupës së Francës, Toulouse ngriti trofeun e parë në historinë e klubit në një kompeticionin elitar. E megjithatë, klithma e gëzimit për mundësinë unike për të luajtur në Ligën e ardhshme të Evropës mund të mbytet për fajin... e Milan. Klubi francez është në fakt në pronësi të RedBird Capital të Gerry Cardinale, i cili gjithashtu kontrollon shumicën e klubit kuqezi. Milan aktualisht është i katërti në renditje me mundësi konkrete për t'u kualifikuar në Champions League ose Europa League. Rregullorja e UEFA-s (neni 5) është në fakt shumë e qartë. Dy kompani me të njëjtin aksioner nuk mund të marrin pjesë në të njëjtin kompeticion, ose në dy kompeticione "të afërta".

“Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ketë kontroll apo ndikim mbi më shumë se një klub, që merr pjesë në garat e klubeve të UEFA-s”. Kjo është e shkruar në rregullore dhe penalizon direkt francezët. Edhe nëse Milan do të kualifikohej në Champions League, Toulouse nuk do të mund të merrte pjesë në Europa League. Arsyeja është e thjeshtë, sepse kuqezinjtë mund të 'zbresin' aty pas fazës së grupeve. I vetmi “përjashtim” do të ishte nëse dy skuadrat do të luanin një në Champions League dhe një në Ligën e Konferencave. Por nuk do të jetë kështu.

A RREZIKON MILAN?

Rregulloret e UEFA-s përcaktojnë gjithashtu kriteret për të përcaktuar klubin që duhet të heqë dorë nga kupat evropiane nëse ndodh një skenar i këtij lloji. E pothuajse të gjitha (hierarkia e garave evropiane, renditja e kampionatit, Italia e pozicionuar më mirë se Franca në renditjen e UEFA-s), janë në favor të kuqezinjve. Kështu që Europa nuk është në rrezik.

Megjithatë, Toulouse ka ende shpresë sepse ekziston precedenti Red Bull. Në fakt, në vitin 2017 gjiganti austriak bëri ndryshime të rëndësishme administrative, për të lejuar Leipzig dhe Salzburg të merrnin pjesë në garat evropiane. E klubet të dyja luajtën në Champions League 17/18 dhe madje sfiduan njëri-tjetrin në Europa League një vit më pas. Megjithatë, këto ndryshime kërkojnë kohë, prandaj për momentin duket e vështirë të supozohet se zgjidhja do të gjendet me kohë. Gjithnjë nëse RedBird vendos të “dalë” nga Toulouse.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI