Flash

Ten Han e konsideron perfekt për lojën e tij: Manchester United ofron 80 milionë euro për Lautaro

Lapsi.al 2 May 2023
Ten Han e konsideron perfekt për lojën e tij: Manchester United ofron
Lautaro Martinez është në shënjestër të Manchester United. Kështu ka shkruar portali britanik Football Insider, sipas të cilit Djajtë e Kuq janë gati të vendosin në tavolinë 80 milionë për sulmuesin e Inter. Ndër të tjera, argjentinasi do të ishte shumë i mirëpritur për trajnerin e anglezëve, Ten Hag. Holandezi e konsideron Lautaro Martinez si lojtarin ideal për sulmin e tij. Zgjedhja e United ka ardhur pasi është zbehur negociata me Tottenham për Harry Kane, i vlerësuar 115 milionë nga Spurs. Zikaltrit padyshim që nuk kanë as më të voglin synim për tu privuar nga Lautaro, me të cilin kanë kontratë deri në vitin 2026. Argjentinasi në fakt rinovoi vetëm një vit e gjysmë më parë. Vetë lojtari nuk po mendon për mundësinë e ndryshimit të fanellës, por është e qartë se shumë mund të varet nga kualifikimi në Champions. Në fakt, pa hyrjen në Champions League, Inter mund të detyrohet të sakrifikojë disa lojtarë të rëndësishëm. Lautaro, në të vërtetë, nuk është në këtë listë të mundshme. Sidoqoftë, zikaltrit do të vlerësojnë çdo ofertë, përfshirë atë të United. Sigurisht që 80 milionë euro të vënë në tavolinë nga Djajtë e Kuq nuk do të konsideroheshin të mjaftueshme për një lojtar që edhe këtë vit ka 21 gola dhe 8 asist mes kampionatit, Champions League dhe Kupës së Italisë. Lexo më tej: Video/ Lautaro futet e përmbys Lazion: Inter arrin vendin e katërt dhe i bën favorin Napolit Nga jashtë, nëse ka, do të vlerësohen ofertat për Dumfries dhe ndoshta për Bastoni. Por nuk duhet harruar marrëveshja e re e mundshme që do të arrihet për Lukakun. Por me gjysmëfinalen e dyfishtë të Champions me Milan që po afrohet, këto janë ende diskutime të parakohshme.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI