Flash

Video/ Festimi i çuditshëm i Pohjanpalo: shënoi 4 gola e shkoi të pinte një birrë pa fanellën veshur

Lapsi.al 2 May 2023
Video/ Festimi i çuditshëm i Pohjanpalo: shënoi 4 gola e shkoi
Pohjanpalo u bë golashënuesi më i mirë në Serie B falë 4 golave të shënuar dje dhe e festoi në një mënyrë shumë të çuditshme. Venezia mposhti dje Modenën me rezultatin e pastër 5-0, nga të cilët 4 i shënoi Joel Pohjanpalo. Sulmuesi finlandez u bë kështu lojtari i parë i Venezias që shënon 4 gola në një ndeshje mes Serie A dhe Serie B. Jo vetëm kaq: me pokerin e shënuar Pohjanpalo u bë golashënuesi më i mirë në Serie B me 17 gola të shënuar. Falë sulmuesit të tyre, Venezia ende beson në play-off, vetëm një pikë larg. Në fakt, Reggina e drejtuar nga Filippo Inzaghi ka patur një rënie në ndeshjet e fundit dhe rrezikon të mbetet jashtë 8-shes së parë.

FESTIMI ME BIRRË

Sulmuesi finlandez ka dashur të festojë pokerin dhe fitoren në një mënyrë të veçantë e të çuditshme. Pas ndeshjes, ai u filmua nga tifozët teksa shkoi i zhveshur nga mesi e lart në një kioskë sa del jashtë fushës së Venezias. Ai i kërkoi një birrë banakierit, i cili ia serviri pa hezitim. Finlandezi më pas ngriti dollinë për të festuar me të gjithë tifozët në tribunë. Me birrën në dorë, pa fanellë dhe mes ovacioneve të mbështetësve të tij, Pohjanpalo mori rrugën drejt dhomave të zhveshjes.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI