Flash

Aksidenti i Immobile: një video e filmuar mund të hedhë dritë mbi fajet e mbi semaforin

Lapsi.al 3 May 2023
Aksidenti i Immobile: një video e filmuar mund të hedhë
Një video e xhiruar nga një taksist mund të nxjerrë në pah më në fund atë që ndodhi gjatë aksidentit të pësuar nga Immobile. Sulmuesi i Lazios u përplas me tramvajin në Romë më 16 prill. Hetimet e policisë po vazhdojnë për të zbardhur atë që ndodhi atë mëngjesin, kur makina e 33 vjeçarit u aksidentua nga një tram në një kryqëzim. Lexo më tej: Video/ Makina e shkatërruar, Immobile përplaset me një tram: “Hyri me të kuqe, më dhemb krahu” Deklaratat e drejtuesit të tramit dhe sulmuesit të Lazios Immobile ishin se të dy kishin kaluar me dritën jeshile. Ndërkohë, ajo e Roma Mobilità, kompania që menaxhon semaforin, kishte qenë se funksionimi ishte i rregullt. Në aksident u dëmtuan sulmuesi dhe vajza e tij, drejtuesi dhe disa pasagjerë të tramvajit, asnjë në gjendje të rëndë.

NJË VIDEO SQARUESE

Tani është shfaqur një video që mund të hedhë pak dritë mbi ngjarjet. Ajo filmuar nga një taksist në Romë pak ditë pas aksidentit dhe tashmë Policia lokale e ka sekuestruar. Në regjistrim shihet semafori duke punuar në mënyrë anormale: e verdhë pulsuese dhe më pas e kuqe befas, pa kaluar nga e verdha e fortë. Ndaj duket se funksionimi i semaforit nuk është i rregullt, por ende nuk ka siguri se si ka ndodhur në ditën e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI