Flash

Grealish zbulon 'sekretin' e Manchester City përmes një foto në rrjetet sociale: bindje e perceptim, receta e Pep

Lapsi.al 3 May 2023
Grealish zbulon 'sekretin' e Manchester City përmes një foto
Manchester City është në garë për të fituar kampionatin, League Cup dhe Champions League. Jack Grealish zbulon objektivat e skuadrës dhe sekretin e Pep përmes një foto në BeReal. Manchester City mund ta mbyllë sezonin duke fituar të ashtuquajturën tripletë. Citizens janë tani potencialisht në komandë të renditjes së Premier League. Guardiola është dy pikë pas Arsenal, por ka dy ndeshje më pak të luajtura. Përveç kësaj, ata kanë arritur në finalen e FA Cup që do të luhet në Ëembley kundër rivalëve të Manchester United. Sigurisht, përveç gjysmëfinales së Champions me Real Madrid, që ende nuk është luajtur. Skuadra e Pep Guardiola fluturon lart e tërhequr nga golashënuesi më i mirë Haaland me 50 gola në sezon. City do të përpiqet t'i vendosë të tre objektivët në palmares. E për këtë, Guardiola ka një mënyrë, që i përgjigjet konceptit: bindje - perceptim.

FOTO E 'SEKRETIT'

Përmes një foto të postuar në profilin e tij në BeReal, Jack Grealish ka zbuluar objektivat e ndjekur nga Manchester City këtë sezon. Siç shihet edhe nga foto, në murin e dhomave të zhveshjes janë varur dy imazhe. Njëra me trofeun e Champions League dhe tjetra me trofeun e Premier League me fjalët “objektivi ynë”. Kështu, sulmuesi ka zbuluar edhe sekretin e Pep. Ai konsiston në vendosjen e lojtarëve përpara objektivave të tyre, të shpalosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme. Kështu, lojtarët e Citizens sa herë që hyjnë në dhomat e zhveshjes i shohin para syve, deri sa t'i konkretizojnë.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI