Flash

Video/ I dha fanellën një tifozi kundërshtar, kërcënohet Sabiri: lojtari i Samp 'arratiset' në Gjermani

Lapsi.al 3 May 2023
Video/ I dha fanellën një tifozi kundërshtar,
Pas humbjes në Firence, te Samodoria ka shpërthyer çështja Sabiri, me lojtarin që fluturoi drejt Gjermanisë pas tensioneve me tifozët. Periudha e vështirë te Sampdoria vazhdon. Vështirësitë ekonomike të klubit dhe vendi i fundit në renditje kanë krijuar pakënaqësi në ambientin dorian. Një situatë e papranueshme për tifozët që protestojnë ashpër kundër skuadrës dhe presidentit Ferrero. Humbja 5-0 ndaj Fiorentinës në javën e fundit të kampionatit rëndoi edhe pozitën e trajnerit Dejan Stankovic. Serbi megjithatë u konfirmua në pankinën e Sampdorias. Por pas humbjes në Firence ka lindur një tension i ri mes tifozëve dhe lojtarëve, sidomos me marokenin Sabiri.

ÇËSHTJA SABIRI

Lojtari maroken, i premtuar te Fiorentina për në qershor, u fut në qendër të polemikave. "Faji" i tij ishte se i dha fanellën e tij një tifozi Viola në Firence. Ky gjest nuk u pëlqeu fare tifozëve të tij aktualë. Edhe pse lojtari u mbrojt në rrjetet sociale duke thënë se fanellën ia dha një tifozi maroken. Ndërkohë, Secolo XIX ka folur për kërcënimet e marra nga lojtari. Gjithashtu, për këtë arsye, marokeni nuk u grumbullua për ndeshjen e sotme ndaj Torinos. Edhe pse nuk janë përjashtuar problemet fizike, e përditshmja xhenovane raporton se Sabiri ka fluturuar orët e fundit drejt Gjermanisë. Zyrtarisht për pushime familjare, por në prapaskenë kanë kërcënimet e marra. Ndoshta Stankovic nuk ka dashur ta ekspozojë lojtarin e tij në mosmarrëveshje të mëtejshme. Edhe pse vetë trajneri kohët e fundit foli për marokenin në terma negativë.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI