Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Inter i pamëshirshëm me Veronën: Lazio kthehet e dyta, ngecin Milan e Roma, jashtë Champions

Lapsi.al 3 May 2023
Video/ Inter i pamëshirshëm me Veronën: Lazio kthehet e dyta,

Një mesjavë e komplikuar për Roma e Milan që e shohin veten, e para jashtë Champions dhe e dyta jashtë Europës. Dy barazime për Mourinho e Pioli, që shohin të parakalohen nga Inter. Zikaltrit u treguan të pamëshirshëm në transfertën e Veronës me një 0-6 të diktuar nga dygolëshat e Dzeko e Lautaro. Fitore edhe për Lazio, që kthehet e dyta, duke lënë pas Juventus, falë 2-0 ndaj Sassuolo.

Lexo më tej: Video/ Vlahovic zhbllokohet e vendos ndeshjen: dy gola të anuluar e shumë vuajtje për Juventus ndaj Lecce

LAZIO 2-0 SASSUOLO

Misioni i realizuar për Lazio, që mundi 2-0 Sassuolo, në javën e 33 të Serie A. Kështu, bardhekaltrit e shtyjnë festën e titullit për Napolin për nesër, nëse të paktën barazojnë në Udine. Lazio mori sërish vendin e dytë, duke kaluar para Juventus. Felipe Anderson zhbllokoi ndeshjen (15') pas një veprimi fantastik të Marcos Antonio. Pastaj në kohën shtesë (92') Basic dyfishoi shifrat, për t'i dhënë teknikut Sarri suksesin e 150 në Serie A në karrierën e tij. Sassulo tentoi disa herë të kërkonte golin e barazimit, por u dorëzua para fatit të keq dhe traversës së goditur nga Frattesi. Topi kalon tashmë te Napoli, që në rast barazimi në Udine do të kurorëzohet për herë të tretë kampion i Italisë.

VERONA 0-6 INTER

Gjithçka e lehtë për Inter, që mundi 6-0 Veronën, duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Vendi i katërt vetmitar për zikaltrit, përpara Milan dhe Romës. Në Bentegodi kishte ndeshje vetëm për gjysmë ore, deri në autogolin e bujshëm të Gaich, që befasoi portierin e tij Montipò (31') në një goditje me kokë në zhytje. Më pas, në harkun e një minute, mes 37' dhe 38', Inter mbylli ndeshjen me Calhanoglu dhe Dzeko. Boshnjaku gjeti golin që i mungonte që nga 4 janari. Në pjesën e dytë pati lavdi edhe për Lautaro Martinez (55' dhe 92') dhe për dygolëshin e sulmuesit boshnjak (61'). Hellas mbetet e treta nga fundi së bashku me Spezia.

MILAN 1-1 CREMONESE

E bujshme në San Siro, me Milan që barazoi 1-1 ndaj Cremonese, që i shkoi fare pranë goditjes. Pas një goli të anuluar të Saelemaekers në fillim, ndeshja u zhbllokua nga goli i Okereke në minutën e 77'. Vetëm në minutën e tretë shtesë Messias shënoi golin e barazimit, duke shmangur humbjen e kuqezinjve. Pioli megjithatë rrëshqet nga jashtë zonës Champions League e madje Europës, të parakaluar nga Inter dhe Atalanta. Cremonese ngjitet në kuotën e 21 pikëve, duke mbërritur në -6 nga shpëtimi.

MONZA 1-1 ROMA

Roma përplaset me Monzën dhe humbet të tjera pedina të rëndësishme të skuadrës në funksion të garës për vendin e katërt dhe finalen e Europa League. Përfundoi 1-1 në stadiumin U-Poëer, me golin e El Shaarawy (24') i fshirë nga goli i barazimit i Caldirola (39'). Problemet më të mëdha për verdhekuqtë erdhën në pjesë e dytë. Mou humbi egjiptianin nga një problem muskulor dhe ndaj Interit nuk do të ketë as Celik, të përjashtuar në finale për një naivitet. Tani Roma është e pesta, -2 nga zikaltrit.

Italy Serie A

AC Milan 1-1 Cremonese

Lazio 2-0 Sassuolo

Monza 1-1 Roma

Verona 0-6 Inter

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI