Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Atletja amerikane gjendet pa jetë në banesën e saj: Tori Bowie, nënkampione olimpike në Rio, ishte 32 vjeç

Lapsi.al 3 May 2023
Atletja amerikane gjendet pa jetë në banesën e saj: Tori Bowie,

Bota e atletikës është tronditur nga një humbje e papritur. Sprinterja amerikane Tori Bowie, është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare. Në Rio 206 ajo u shpall nënkampione olimpike në 100 metra e mori edhe medaljen e bronztë në 200 metra. Boëie ishte dy herë fituese e medaljes së artë në stafetë në Olimpiadë dhe në Kampionatin Botëror 2017, ku u shpall edhe kampione bote në 100 metra. Shkaqet e vdekjes së sprinteres ende nuk janë sqaruar. Sipas asaj që u mësua nga mediat amerikan, Tori Bowie u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Florida.

“Jemi të shkatërruar që duhet të ndajmë lajmin e trishtuar për vdekjen e Tori Bowie - nënvizoi agjencia e saj Icon Management -. Kemi humbur një klient, një mike të dashur, një vajzë dhe një motër. Tori ishte një kampione, një fener drite që shkëlqeu kaq shumë”.

Lexo më tej: Video/ Skenë prekëse në Botërorin e atletikës: heq dorë nga gara për të ndihmuar atletin e rraskapitur

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit të hidhur ka reaguar edhe atletja tjetër amerikane, që në Rio 2016 mori medaljen e bronxtë, pas Bowie: “Më thyhet zemra për familjen e Tori. Një rivale burim drite. Energjia dhe buzëqeshja jote do të jenë gjithmonë me mua,” shkroi Shelly-Ann Fraser-Pryce.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI