Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Rekordmeni Haaland një forcë e natyrës, City parakalon Arsenal: fitorja e pestë radhazi e Liverpool

Lapsi.al 3 May 2023
Video/ Rekordmeni Haaland një forcë e natyrës, City parakalon

Në raundin e mesjavës së Premier League, Manchester City fitoi 3-0 ndaj West Ham dhe u rikthye në krye të tabelës, duke parakaluar Arsenal. Në Etihad vendosën golat e Aké (50'), Haaland (70') dhe Foden (85'). Arteta rikthehet kështu në -1 dhe ka një ndeshje më shumë të luajtur. Liverpool gjithashtu buzëqeshë me suksesin e pestë radhazi në kampionat. Reds morën fitoren 1-0 në Anfield ndaj Fulham, të nënshkruar nga penalltia e Salah në minutën e 39'.

MANCHESTER CITY-WEST HAM 3-0

Arsenal thërret, Manchester City përgjigjet. Guardiola nuk gaboi dhe mposhti West Ham me rezultatin 3-0 në Etihad. Citizens rikthehen në krye të Premier League në raundin e mesjavës. Megjithatë, lajmi më i madh është rekordi i Erling Haaland. Duke shënuar golin e provizorit 2-0 në minutën e 70', ai u bë lojtari me më shumë gola në një sezon të vetëm në kampionatin anglez. Norvegjezi arriti në 35 gola, duke kaluar Andrew Cole dhe Alan Shearer. Një tjetër demonstrim se Haaland është gati të rishkruajë numrat dhe historinë e futbollit. 0-0 në pjesën e parë mashtron miqtë, sespe pastaj Aké zhbllokoi rezultatin me kokë, në një asist të Mahrez. Ish-lojtari i Salzburg dyfishoi rezultatin dhe në minutën e 85' Foden mbylli llogaritë, vetëm 8 minuta nga hyrja në fushë.

Lexo më tej: Video/ Arsenal tris në derbi për vendin e parë: Gunners mposhtin 3-1 Chelsea dhe parakalojnë City

Kështu Manchester City ngjitet në 79 pikë dhe rikthehet +1 ndaj Arsenal, që ka një ndeshje më shumë. Një hap tjetër drejt historisë i City dhe, mbi të gjitha, i Erling Haaland. Nga ana tjetër, West Ham mbetet me 34 pikë dhe pëson humbjen e tretë radhazi. Tani Hammers dridhen: avantazhi ndaj zonës së rënies është vetëm 4 pikë me 4 javë për tu luajtur. Një avantazh për të cilin londinezët nuk mund të spekulojnë.

LIVERPOOL-FULHAM 1-0

Liverpooli e ka seriozisht. Rikthimi në Champions duket i pamundur, por ndërkohë Reds po e provojnë falë suksesit të tyre të pestë në pesë ndeshjet e fundit në Premier League. Skuadra e Klopp u imponua 1-0 kundër Fulham në Anfield. Ndeshjen e vendosi Salah në minutën e 38'. Diop shkaktoi një faull në zonë dhe egjiptiani nga pika e bardhë nuk gaboi. Në pjesën e dytë, Alisson iu desh të shpëtonte rezultatin ndaj Carlos Vinicius. E pikërisht në shtesë, Reid bëri një gabim të bujshëm nga fare pranë, duke humbur 1-1 e mundshëm për Cottagers. Kështu Liverpool ngjitet në 59, -4 nga United që megjithatë ka dy ndeshje më pak dhe -6 nga Newcastle që, nga ana tjetër, ka vetëm një ndeshje për të rikuperuar në krahasim me Reds, që ndoshta u zgjuan shumë vonë në këtë Premier League.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI