Flash

Video/ Aludime të rënda të ish-futbollistit Massimo Mauro: “Juventus viktimë e sistemit”

Lapsi.al 11 April 2023
Video/ Aludime të rënda të ish-futbollistit Massimo Mauro:
Tension i lartë te Juventus, një moment delikat, i shënuar nga polemikat në lidhje me ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit (1-1). Nuk ndihmoi të qetësoheshin ujërat as humbja (2-1) në kampionat kundër Lazio. Sa i përket ndeshjes në Olimpico, episodi i golit të parë të nënshkruar nga Milinkoviç-Savic vazhdon të shkaktojë diskutime. Serbi, sipas bardhezinjve, shkaktoi një faull ndaj Alex Sandro para se të finalizonte. Në këtë kontekst ka dhënë mendimin e tij Massimo Mauro, i cili doli krah Juventus. Gjatë transmetimit të emisionit Pressing, opinionisti e ish-lojtari i Juventus Mauro e la veten të kalojë në një shpërthim të ashpër. E gjitha në lidhje me episodin e sipërpërmendur: “Si mund të thuash që kjo nuk është një shtyrje e qartë? Nuk do të isha i sinqertë nëse nuk do ta thoja. Është e qartë se Juventusi ka një problem me sistemin e futbollit”. “Nuk e kuptoj pse falen sektorët e ultrasve të Lazios dhe Romës – vazhdoi Massimo Mauro –. E ndërkohë dënohet ajo e Juves. Ndaj indulgjencën ndaj tifozëve bardhekaltër dhe verdhekuq, por pse të dënohet Juventusi që, për më tepër, në dy orë gjeti përgjegjësit për fyerjet ndaj Lukakut?”.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI