Flash

Goditi me brryl Robertson, asistenti Hatzidakis pezullohet nga Federata angleze: priten hetimet

Lapsi.al 11 April 2023
Goditi me brryl Robertson, asistenti Hatzidakis pezullohet nga Federata angleze:
Komiteti i arbitrave të Anglisë ka pezulluar nga të gjitha aktivitetet asistentin Constantine Hatzidakis. Qëllimi është për të hetuar më tej përplasjen e tij me mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertson. Gjatë ndeshjes së djeshme kundër Arsenal, skocezi pretendon se është goditur me brryl nga Hatzidakis. Pamjet televizive tregojnë, në fakt, se Hatzidakis ngre krahun në një konfrontim me mbrojtësin e Liverpool pas fundit të pjesës së parë. "Ai më goditi me bërryl në fyt," tha Robertson. Lexo më tej: Video/ Robertson protestoi asistenti e goditi në qafë: “Hatzidakis më qëlloi me brryl” Në një deklaratë, Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) konfirmoi se do të shqyrtojë çështjen. Episodi do të shkaktojë diskutime në Angli në ditët në vijim. E ndërkohë organizmi përgjegjës për arbitrat tashmë ka hartuar një shënim: "Jemi në dijeni të një incidenti që përfshin Hatzidakis dhe mbrojtësin Robertson. Ne do ta shqyrtojmë çështjen plotësisht".

ROBERTSON E GODITJA ME BRRYL E ASISTENTIT

Përveç dëmit, edhe befasia për Robertson. Mbrojtësi i Reds në fund të konfrontimit u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Tierney. Skocezi kërkoi të tjera shpjegime e bashkë me të edhe kapiteni i Liverpool, duke debatuar me ekipin e arbitrave.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI