Flash

"Duam një natë magjike në Bernabeu". Ancelotti e Lampard ngacmohen në distancë: "Si në 2012"

Lapsi.al 11 April 2023
"Duam një natë magjike në Bernabeu". Ancelotti e

Carlo Ancelotti është gati të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions: “Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare. Por mund të na japë avantazhin për të menaxhuar më mirë ndeshjen e dytë - tha trajneri i Real Madrid në konferencë -. Jemi të emocionuar, duam një natë tjetër magjike në Bernabéu”. Real Madrid e Chelsea kanë sigurisht histori të mbartura nga precedentët e mëparshëm, por kjo do të jetë një ndeshje tjetër. Një ndeshje me shumë kujtime, sidomos për dy teknikët Ancelotti e Lampard, dikur në të njëjtën anë të fushës.

"Ata kanë një ekip të nivelit, por tani nuk po argëtohen. Ndoshta ky motivim i tyre nesër mund t'i shtyjë ata të japin gjithçka. Unë jam i trishtuar për momentin e tyre. Sepse në dy vitet që isha atje, kam kaluar një kohë të mirë, kam kujtime të shkëlqyera. Unë jam një tifoz i Chelsea. Nëse kthehem? Jo, shpresoj që Lampard të bëjë një punë të mirë me ta. Ai ishte një futbollist i madh, ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner”, shtoi Ancelotti.

Lexo më tej: Mbappe do të presë t’i përfundojë kontrata: pakti me Real Madrid ka tërbuar drejtuesit e PSG

LAMPARD: "PËR ARRITJEN, SI NË 2012"

Përse të mos përsërisë si trajner ‘mrekullinë’ futbollistike të arritur në vitin 2012 si futbollist? Njëmbëdhjetë vjet më vonë pyet veten Frankie Lampard, që mori vendin e Graham Potter të shkarkuar në pankinën e Chelsea. Një situatë që i kujton kohën kur luante dhe Roberto Di Matto u bë trajneri i ri i Blues në mars. Italiani zëvendësoi portugezin Andre' Villas Boas. Me të erdhën sukseset kundër Napolit dhe Barcelonës (në gjysmëfinale) në Champions. E në fund fitorja e pabesueshme me penallti në finalen e Mynihut, ku Bayern edhe pse luante në shtëpi humbi. Pra, përse të mos shpresojë që, duke filluar me sfidën e dyfishtë në çerekfinale kundër kampionëve në fuqi Real Madrid (edhe Barça, në atë kohë ishte e njëjta), mrekullia do të përsëritet? "Ka shumë për të bërë, por kurrë nuk i dihet - ishin fjalët e Lampard në vigjilje -. Më kujtohet se parkuam autobusin e ekipit në Camp Nou. E i thamë njëri-tjetrit, se do të shkonim të luftonim për jetët tona. Qendruam fort dhe arritja u përmbush”.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI