Flash

Video/ Caceres, çfarë gabimi i bujshëm: kartoni i kuq më i pabesueshëm për mbrojtësin 37 vjeçar

Lapsi.al 11 April 2023
Video/ Caceres, çfarë gabimi i bujshëm: kartoni i kuq më i
Veteran nga mosha, por naiv nga veprimi. Martin Caceres u përjashtua në mënyrën më të pabesueshme dhe naive në ndeshjen mes Los Angeles Galaxy dhe Houston. Pas një karriere të respektueshme në Serie A, me fanellat e Juventus, Lazio, Fiorentina dhe Cagliari, mbrojtësi uruguaian shkoi për të bërë mbylljen në Amerikë. Por aventura e tij nuk po shkon shumë mirë. Los Angeles Galaxy është i parafundit në kampionatin e Konferencës Perëndimore. Klubi duket se nuk ka asnjë shans për të hyrë në fazën finale të sezonit. E ndoshta në këtë pikë, lojtarët e skuadrës së LA po i kërkojnë vetë problemet. Sidomos nëse shkojnë të marrin kartonë të kuq po aq naive sa ai që mori Martin Caceres në ndeshjen ndaj Houston. Mbrojtësi, i ndëshkuar më parë me karton të verdhë, shkoi t'i thoshte diçka arbitrit në minutën e 62', teksa ai po bënte rishikimin në VAR. Arbitri nuk u mendua fare, kartoni i dytë i verdhë e përjashtim për ish-mbrojtësin e Fiorentinës. Kartoni i kuq është i drejtë, dhe në të vërtetë është një naivitet i mbrojtësit. Rregullorja shpjegon se lojtari nuk mund të futet në zonën e rishikimit në fushë, nëse arbitri po shikon monitorin. Caceres e bëri këtë dhe u përjashtua, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. E Los Angeles Galaxy humbi 3-0.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI