Flash

Messi bën kërkesat e tij për tu kthyer te Barcelona: një emër e bën Juventus të dridhet

Lapsi.al 11 April 2023
Messi bën kërkesat e tij për tu kthyer te Barcelona: një
Messi dhe Barcelona duket se janë afër të rikthehen së bashku. Vetëm se Pleshti kërkon disa garanci në merkato përpara se të pranojë rikthimin e bujshëm në Blaugrana. Tani duket si e vetmja mundësi për të parë sërish bashkë Lionel Messi dhe Barcelonën. Argjentinasi duket se po shkëputet nga i gjithë ambienti i PSG. E në këtë situatë, ka pasur një afrim mes tij dhe klubit katalanas. Megjithatë, mbetet një negociatë e komplikuar, duke pasur parasysh problemet ekonomike të Barcelonës. Telashet nuk janë zgjidhur ende plotësisht dhe kërkesat e argjentinasit në merkato nuk mund të realizohen lehtë. Në fakt, sipas mediave spanjolle, Pleshti i ka kërkuar katalanasve që të firmosin me tre lojtarë. Messi do të dëshironte ti kishte me vete në aventurën e tij të dytë të mundshme në Katalonjë.

LISTA E SHPENZIMEVE

Të tre u shpallën kampionë bote në Katar, së bashku me numrin 10: MacAllister, Emiliano Martinez dhe Di Maria. Ky i fundit frikëson tifozët e Juventus, që rrezikojnë të humbasin El Fideo pas vetëm një viti për shkak të një telefonate nga miku i tij i madh Messi. Nga ana tjetër, El Dibu Martinez është kërkuar të zëvendësojë Ter Stegen. Me gjermanin, Pleshti ka patur një marrëdhënie të tensionuar në fund të eksperiencës së tij katalanase. Tani mbetet vetëm për të kuptuar nëse marrëveshja mund të realizohet. Tifozët e Barcelonës e shpresojnë këtë me gjithë zemër. Aq sa ta thërrasin emrin e argjentinasit gjatë ndeshjeve në Camp Nou.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI