Flash

Video/ Marcelo kthehet në Maracana pas 16 vjetësh: gol në derbi e trofe në ndeshjen e parë

Lapsi.al 11 April 2023
Video/ Marcelo kthehet në Maracana pas 16 vjetësh: gol në derbi e
Rikthim i mrekullueshëm për brazilianin Marcelo. Ish-lojtari i Real Madrid u kthye në Brazil për të veshur fanellën e Fluminense. Braziliani zbriti kështu të luante në Maracana pas më shumë se 16 vitesh dhe ishte menjëherë protagonistë. 34 vjeçari nisi përmbysjen e madhe, falë të cilit Flu rrëmbeu për të dytin vit radhazi titullin kampion në kampionatin Carioca. Një 4-1 i zhurmshëm për të përmbysur 2-0 në ndeshjen e parë në favor të Flamengo. Lexo më tej: Video/ “Iki me kokën lart”: mesazhi emocionues i Marcelos, që largohet nga Real pas 16 vitesh e 25 trofesh Një përmbysje që nisi pikërisht nga goli i anësorit, me një të majtë fantastike nga jashtë zonës. Marcelo, pasi fitoi gjithçka në karrierën e tij me fanellën e Blancos, vendos gjithashtu edhe trofeun Carioca në palmaresin e tij të jashtëzakonshëm.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI