OSIMHEN NUK GRUMBULLOHET
Që kur u kthye nga grumbullimi i Nigerisë në fund të marsit, Osimhen nuk është stërvitur kurrë me pjesën tjetër të grupit. Sulmuesi ka punuar individualisht edhe gjatë seancës së fundit, prandaj nuk është thirrur për ndeshjen. Objektivi është të shmangen rikthimet e dëmtimit. Kështu, që ai do të punojmë në Castelvolturno për të qenë në maksimum për ndeshjen e kthimit. Lexo më tej: Basti i Maldini dhe ftesa e Ancelotti: Milan sfidon një Napoli në ankth për OsimhenKUNDËR MILAN LUAN RASPADORI
Megjithatë, trajneri Spalletti ka provuar disa alternativa ditët e fundit, duke pasur parasysh edhe mungesën e Simeone. Raspadori sot e kreu të gjithë seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit. Ish-sulmuesi i Sassuolo duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të startojë si titullar, siç ndodhi në Lecce. Por në rast se nuk ia del të jetë gati, Spalletti mund të vendosë Kvaratskhelia si 9 false në treshen me Lozanon dhe Politanon. Megjithatë, gjeorgjiani nuk është alternativa e vetme. Elmas u testua gjithashtu si një falso nueve sipas Il Mattino, në qendër të një treshe të kompletuar nga Lozano dhe Kvara.Our squad for Milan ?#UCL #MilanNapoli pic.twitter.com/d8mrArGdCz
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) April 11, 2023