Flash

Video/ Cornet i terrorizuar nga një qen i madh: vrapimi i lojtarit të West Ham bën xhiron e botës

Lapsi.al 11 April 2023
Video/ Cornet i terrorizuar nga një qen i madh: vrapimi i lojtarit të
Momente argëtimi dhe të qeshurash jashtë qendrës stërvitore të Rush Green, selia e West Ham. Të qeshura vërtetë, por jo për të gjithë. Disa lojtarë, përfshirë portierin Lukasz Fabianski, kapitenin Declan Rice dhe Maxwell Cornet, ishin duke biseduar në parking. Bashkë me ta ishte edhe një qen i madh. Pikërisht kafsha shumë shpejt do të bëhej burim i të qeshurave për të gjithë, me përjashtim të të gjorit Cornet, i vetmi që nuk u argëtua fare... Në videon që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, disa lojtarë të West Ham shihen duke biseduar me një qen të madh pranë tyre. Më larg, ndoshta i frikësuar nga prania e kafshës, ndodhet Cornet. Papritur, me shumë gjasa pas një sinjali nga një prej lojtarëve, qeni nisi ngadalë t'i afrohej 25-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë. E më pas filloi ta ndiqte me shpejtësi. Cornet filloi të vraponte si era, i tmerruar nga ndjekësi i tij. Ndërkohë që lojtari ishte i tmerruar, shokët e tij qeshnin me gjithë zemër. Për fatin e tij, sapo arriti te portat e qendrës sportive, qeni u ndal dhe u kthye te lojtarët e tjerë. Duke parë videon, duket qartë se kafsha thjesht donte të luante dhe nuk kishte ndërmend të sulmonte lojtarin. Por vraoimi i këtij të fundit sugjeron se tmerri i tij ishte real dhe i sinqertë. Videoja tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke shkaktuar shumë të qeshura…

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI