Flash

Abouk, gruaja e Hakimi, i kthen shpinën marokenit: “Jam nga ana e viktimave”

Lapsi.al 27 March 2023
Abouk, gruaja e Hakimi, i kthen shpinën marokenit: “Jam nga ana e

Hiba Abouk, gruaja e mbrojtësit të krahut të Paris Saint Germain, Achraf Hakimi, ka vendosur të thyejë heshtjen. Ajo ka reaguar pas fakteve të njohura që kanë të bëjnë me lojtarin e akuzuar për përdhunimin e një 24-vjeçareje franceze. Abouk, me një mesazh të gjatë social, u distancua nga ish-bashkëshorti i saj tashmë. Ajo gjithashtu, mori hapur anën e atyre që akuzojnë futbollistin maroken.

Akuzat ndaj mbrojtësit të djathtë të PSG-së, Achraf Hakimi janë shumë të rënda. Kështu, gjykatësit e Nanterre, pasi i dhanë lirinë me kusht marokenit, po përpiqen të zbardhin çështjen. Përdhunimi i pretenduar i një vajze të re franceze, që ndodhi kur familja e anësorit ishte me pushime në Dubai, prishi në mënyrë të pariparueshme lidhjen mes Hakimi dhe gruas së tij. E gruaja, pasi heshti për një kohë të gjatë, vendosi të publikojë një mesazh të gjatë social për të sqaruar çështjen. Abouk nuk hezitoi të mbyllte përfundimisht çdo marrëdhënie që e lidhte me ish-bashkëshortin.

MESAZHI I ABOUK

“Sot ndihem e detyruar ta bëj publike këtë deklaratë për të shprehur ndjenjat e mia. E për të sqaruar nga afër dezinformatat që po qarkullojnë”, ka shkruar ish-bashkëshortja e Hakimi në një histori në Instagram. “E edhe nëse heshtja mund të ndihmojë në çështje delikate, unë kam një nevojë urgjente të shpjegoj veten. Në mënyrë që të mund të rifilloj jetën time personale, publike dhe profesionale në mënyrën më pak të dëmshme dhe traumatike të mundshme. Mbi të gjitha të mbroj fëmijët e mi që janë - si mund të ishte ndryshe? – prioriteti im kryesor”.

“Realiteti është se para disa kohësh, pas shumë mendimeve, unë dhe babai i fëmijëve të mi morëm vendimin për t'i dhënë fund lidhjes sonë. Kjo shumë kohë përpara ngjarjeve në të cilat u përfshiva në media dhe për të cilat jam plotësisht e jashtme”, ka saktësuar Abouk. “Kush do ta kishte imagjinuar që përveç përballjes me dhimbjen e njohur që sjell një ndarje dhe pranimit të zisë për dështimin e një projekti familjar në të cilin kisha dhënë veten trup e shpirt, do të më duhej të përballesha me këtë poshtërim“.

“Më duhej kohë për të tretur këtë tronditje - vazhdoi ajo -. Vetëkuptohet që në jetën time kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të viktimave. Ndaj, nisur nga serioziteti i akuzës, nuk mund vecse të besojmë në sjelljen e duhur të drejtësisë. Ju lutemi respektoni privatësinë time dhe të fëmijëve të mi në këto rrethana delikate. Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë treguar mbështetjen, dashurinë dhe respektin e tyre”, përfundoi Abouk.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI