Flash

Rast unik në historinë e futbollit: në Vicenza-Arzignano arbitri gabon e dëshpërohet

Lapsi.al 27 March 2023
Rast unik në historinë e futbollit: në Vicenza-Arzignano arbitri
Arbitrat kanë të drejtë edhe kur gabojnë. Kjo në pjesën më të madhe të rasteve, sepse ajo që ndodhi në Vicenza-Arzignano e prish trendin e ndjesisë së pagabueshmërisë së bilbilave. Në ndeshjen e Grupit A të Serie C, arbitri ishte protagonist i një gabimi të pabesueshëm, që e çoi në dëshpërim. Në kohën shtesë ndeshja mes Vicenza dhe Arzignano ishte në rezultatin 2-3 për ekipin mik, pavarësisht kartonit të kuq të marrë më parë. Skuadra vendase, në këtë pikë, ishte e projektuar në sulm të dëshpëruar për barazimin. Arbitri kishte caktuar 5 minuta kohë shtesë. E pikërisht në minutën e 94' kur Vicenza kërkonte sforcon e fundit për të sulmuar, arbitri sonjalizoi fundin e ndeshjes. Pankina e Arzignano shpërtheu në festë, por protestat e vendasve e bënë arbitrin të shohë kronometrin. Atëherë ai kuptoi arsyen e protestave, duhet edhe një minutë për tu përmbushur shtesa. Arbitri vendosi duart në fytyrë dhe u dëshpërua për gabimin e bërë pa dashje. Më pas ai kërkoi falje dhe rifilloi lojën për minutën e mbetur. Pavarësisht këtij rikuperimi “ekstra”, Vicenza nuk arriti të barazojë dhe ndeshja përfundoi 2-3.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI