Flash

Video/ Retegui e Pessina thyejnë Maltën: Italia kthehet të fitojë, Portugalia i bën 6 Luksemburgut

Lapsi.al 26 March 2023
Video/ Retegui e Pessina thyejnë Maltën: Italia kthehet të

Italia mundi Maltën 0-2 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024 dhe mori fitoren e parë të vitit 2023. Të besuarit e Mancinit arrijnë Maqedoninë e Veriut në vendin e dytë në Grupin C. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë me golat e Retegui (15') dhe Pessina (27'). Në ndeshjet e tjera, Finlanda bën goditjen 0-1 në Irlandën e Veriut. E ekzagjeruar Portugalia, që shënon gjashtë herë në portën e Luksemburgut. Dygolësha të Cristiano Ronaldo e Leao, ndërsa 'gostisë' iu shtuan edhe Felix e Bernardo Silva.

Në Grupin C, misioni u realizua për teknikun Mancini. Italia rikthehet të fitojë pas humbjes në Napoli me Anglinë. Në Maltë, të kaltrit nuk e ndërlikuan jetën, duke e përfunduar ndeshjen në pjesën e parë. Është sërish Retegui (2 gola në dy paraqitje) ai që vë nënshkrimin e tij. Në goditjen e këndit të Tonali erdhi goditja fituese e italo-argjentinasit. Retegui zhbllokoi ndeshjen pas një çerek ore, ndërsa dyfishimi nuk vonoi. Në minutën e 27' Pessina realizoi pas një krosimi të ulët nga Emerson. Përveç një rasti të lejuar në fillim të pjesës së dytë ndaj të cilës Donnarumma ishte gati, Italia ishte gjithmonë në kontroll. Një goditje në akrobaci e Scamacca e pak emocione, por tre pikë për skuadrën e Mancini. Italia do të rikthehet në fushë më 15 qershor kundër Spanjës në Ligën e Kombeve. Ndeshjet e ardhshme kualifikuese evropiane janë planifikuar për në shtator kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Lexo më tej: Video/ Anglia e pandalshme me Kane e Saka, Kazakistani përmbys Danimarkën me tre gola në 16 minuta

Euro 2024 Qualification: Group C

Malta 0-2 Italy

Euro 2024 Qualification: Group H

Northern Ireland 0-1 Finland

Euro 2024 Qualification: Group J

Luxembourg 0-6 Portugal

Slovakia 2-0 Bosnia and Herzegovina

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI