Flash

Capello e përzuri Ronaldon nga Real: “Ishte 94 Kg. Berlusconit i thashë se i pëlqenin femrat e ai e bleu”

Lapsi.al 26 March 2023
Capello e përzuri Ronaldon nga Real: “Ishte 94 Kg. Berlusconit i

Të jesh Fenomen ndonjëherë edhe nuk mjafton. Edhe pse në rastin e Luis Nazario Da Lima Ronaldo ky koncept bëhet i vështirë. Gjithësesi, edhe për brazilianin ka patur skepticizëm, në kohën kur ishte dukshëm mbipeshë. Fabio Capello tregoi prapaskenën kurioze mbi Ronaldo Fenomenin në kohën e Real Madrid. Trajneri nuk ishte i kënaqur me formën fizike të brazilianit dhe ia bëri të qartë. Por Ronnie ishte shumë i shpërqendruar nga jeta e natës në Madrid dhe nuk e dëgjoi kurrë trajnerin. Pas kaq vitesh, ish-trajneri i Milan zbulon historinë që përfshin edhe Silvio Berlusconi.

Pas kthimit nga Botërori Ronaldo humbi gjendjen e tij fizike dhe u shfaq në Real Madrid mbipeshë. Një detaj i tretur keq nga Fabio Capello i cili i kërkoi sulmuesit të rikthehej në formë. Duke treguar për Marca dialogun që pati me Fenomenin, Don Fabio zbuloi: “E pyeta se sa peshonte gjatë Kupës së Botës dhe më tha 84 kg. I kërkova të binte në peshë përndryshe nuk do të luante, por nuk mundi. Kështu, i kërkova Presidentit ta shiste. Transferimi i tij ishte fati i Real Madrid”.

Lexo më tej: Video/ Fenomeni, pas 20 vjetësh, i kërkon ndjesë të gjitha mamave: “Më vjen keq”

Pastaj, me letra të hapura, ishte Berlusconi ai që telefonoi teknikun Fabio Capello: “Numri 1 i Milan më pyeti se si ishte situata me Ronaldon. I thashë se peshonte 94 kg, se ishte i shpërqendruar nga jeta e natës dhe se i pëlqenin femrat. E ai më falënderoi. Të nesërmen në gazeta u lajmërua se Ronaldo ishte blerë nga Milan”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI