Flash

Video/ Ndryshojnë rregullat te penalltitë, Maignan ironizon: "Portierët të rrinë me shpinë nga topi"

Lapsi.al 26 March 2023
Video/ Ndryshojnë rregullat te penalltitë, Maignan ironizon:
Mike Maignan përdor armën e ironisë për të komentuar rregullat e reja të vendosura nga IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Federatës së Futbollit) për penalltitë. “Rregullat e reja të IFAB për penalltitë në 2026. Portierët do të duhet të jenë me kurriz kur goditet penalltia. Në rast pritje, do të fishkëllehet një goditje dënimi indirekte”, shkruan në profilin e tij në Twitter portieri i Milan. Lexo më tej: Video/ Në fillim sherri, pastaj Mbappé e Griezmann paqe në Playstation: ajo që e pësoi ishte Holanda Magic Mike ishte protagonist i evitimit të një penalltie ndaj Memphis Depay, në sfidën e Francës kundër Holandës. Gjelat fituan ndeshjen 4-0, por kjo nuk e ndaloi Maignan të kundërshtonte një rregull që duket penalizues për portierin. Një batutë e francezit për të shprehur me ironi mendimin kundërshtues për indikacionet e reja të rregullores. Pas detyrimit për të mbajtur këmbët në vijë, në fakt, nga 1 korriku 2023, portierët nuk do të mund të lëvizin më as për të tentuar të shpërqendrojnë lojtarin që godet penalltinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI