Flash

Skriniar, që tani mjekohet në klinikën e PSG: "Sezoni i tij me Inter mund të ketë mbaruar"

Lapsi.al 26 March 2023
Skriniar, që tani mjekohet në klinikën e PSG: "Sezoni i tij

Në shtëpinë e Inter vazhdon të shqetësojë gjendja e Milan Skriniar. Prej javësh mbrojtësi po lufton me një dhimbje të bezdisshme shpine. Lombalgjia madje rrezikon edhe praninë e tij në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Benfica. Në orët e fundit, mbrojtësi sllovak, që do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain nga sezoni i ardhshëm, ka përfunduar në qendër të polemikave. Shkaku është një ekzaminim mjekësor i supozuar në një klinikë të besuar të klubit francez. Skriniar e mohoi faktin më vonë, por ajo që shqetëson më shumë tifozët zikaltër janë lajmet që vijnë nga Franca për dëmtimin e tij.

Në fakt, sipas raporteve të L'Equipe, dëmtimi i Skriniar është një çështje vërtet serioze që mund të ndikojë në fundin e sezonit të mbrojtësit. “A do të kthehet të luajë për klubin lombard para fundit të sezonit?" ngre pyetjen gazeta franceze. Sipas tyre në stafin e lojtarit ekziston frika se Skriniar mund të mos dalë më në fushë me fanellën e Interit. Kjo do të zgjaste një periudhë pasiviteti që ka disa kohë që vazhdon (përvec disa minutave të luajtura kundër Porto).

Lexo më tej: Video/ Sanremo, gafa e Amadeus: moderatori tifoz i Inter, ngatërron rolin e Skriniar në transmetim direkt

"Nuk jam shumë mirë. Kam probleme me shpinën me dhimbje që më arrijnë deri në këmbë. Fatkeqësisht nuk do të mund t'i luaj këto dy ndeshje me kombëtaren. Erdha këtu për të përshëndetur skuadrën", tha mbrojtësi disa ditë më parë. Ai ishte në kampin stërvitor të Sllovakisë, para se të kthehej në Milano. Një problem fizik që ashtu si në Milano, po e ndjekin me ankth edhe në Paris. Situata e sllovakut te PSG cilësohet si “e ndjeshme”, por gjithsesi nuk do të vihet në dyshim transferimi i tij nga Interi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI