Flash

Video/ Spanja dominon Norvegjinë me Olmo e Joselu, Haaland sheh nga TV: Kroacia bllokohet në shtëpi nga Uellsi

Lapsi.al 25 March 2023
Video/ Spanja dominon Norvegjinë me Olmo e Joselu, Haaland sheh nga TV:

Fillon në mënyrën më të mirë aventura e Luis de la Fuente në pankinën e Spanjës. Me Morata si kapiten, Furitë e Kuqe mposhtin Norvegjinë 3-0, me golat e Dani Olmo (13') dhe Joselu. Dygolësh në dy minuta i zëvendësuesit iberik, ndërsa Haaland i dëmtuar e ka parë disfatën pa mundur të bëjë asgjë. Uellsi bllokon në transfertë Kroacinë 1-1, ndërsa fitore për Rumaninë në shtëpinë e Andorra.

GRUPI A

Kombëtarja spanjolle i përgjigjet Skocisë, që kishte fituar pak orë më parë, duke thyer 3-0 Norvegjinë. Pa Haaland të dëmtuar, Vikingët ranë pre të lojës fluide të Spanjës. Dani Olmo hapi serinë e golave, në minutën e 13' dhe pastaj gjithcka u bë e thjeshtë. Odegaard u mundua të arsyetonte dhe deri diku ia arriti. Diferencat u bënë kur në fushë hyri Joselu. Me vetëm tre minuta në fushë, në të 84' ai shënoi golin e dytë të Spanjës. As 60 sekonda dhe Joselu kompletoi trisin e iberikëve dhe dygolëshin personal. Spanja i bashkohet Skocisë më tre pikë në Grupin A, me Qipron e Norvegjinë me zero.

GRUPI D

Kroacia dështon të arrijë Turqinë në krye të Grupit D, e ndalur 1-1 nga Uellsi. Ballkanasit kaluan të parët në avantazh me Kramaric. Goli i minutës së 28' zgjoi reagimin e uellsianëve, edhe pse barazimi erdhi vetëm në shtesë. Broadhead shënoi në minutën e 93', duke i lënë skuadrat me nga një pikë. Të dy janë pas Turqisë, por para Armenisë.

GRUPI I

Në Grupin I, Rumania i bashkohet Zvicrës me 3 pikë, por në vendin e dytë me diferencë golash. Ballkanasit kanë likuiduar 0-2 Andorran, duke kaluar në renditje Kosovën e Izraelin. Golin e avantazhit e shënoi Man në minutën e 35', ndërsa misionin e kompletoi Alibec 4 minuta pas rifillimit. Andorra e mbylli me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Rebes, që mori dy të verdha në një minutë.

Euro 2024 Qualification: Group A

Scotland 3-0 Cyprus

Spain 3-0 Norway

Euro 2024 Qualification: Group D

Armenia 1-2 Turkiye

Croatia 1-1 Wales

Euro 2024 Qualification: Group I

Belarus 0-5 Switzerland

Israel 1-1 Kosovo

Andorra 0-2 Romania

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI