Flash

Lajm i bujshëm nga Spanja: “Messi te Inter falë Javier Zanetti”, e thotë një burim i besueshëm

Lapsi.al 25 March 2023
Lajm i bujshëm nga Spanja: “Messi te Inter falë Javier
Në fund të sezonit, Lionel Messi duhet të vendosë nëse do të vazhdojë përvojën e tij te PSG, apo do të ndryshojë ambjent. Mbi lojtarin ka shumë zëra dhe deri një muaj më parë më këmbëngulëse ishte ajo që e çonte në Amerikë te Inter Miami. Pastaj janë thashethemet që e duan argjentinasin të rikthehet në Barcelonë me një ulje të fortë rroge. Duhet patur kujdes nga sirenat e sheikëve, të gatshëm ta mbulojnë sulmuesin me ar. Ndërsa sot shfaqet në sfond Serie A e konkretisht Inter. Në këto orë një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Ka një interes të fortë nga klubi i Inter për Lionel Messi. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Sergio A. Gonzalez. Pikërisht ai, në një postim të fundit në Tëitter, ka saktësuar se ka burime të besueshme që thuajse e japin të kryer marrëveshjen mes Pleshtit dhe klubit zikaltër. E gjitha kjo falë Javier Zanettit dhe miqësisë së tij me Lionel Messi. Messi dhe Inter janë përafruar disa herë gjatë viteve të fundit falë miqësisë mes dy argjentinasve. Por vetë Javier Zanetti e kishte mohuar vazhdimisht marrëveshjen. Kjo duke pasur parasysh pagën shumë të lartë dhe shpenzimin e operacionit që nuk mund të përballohej nga arkat e Inter. Tani, megjithatë, ka një pengesë më pak që është ajo e transferimit. Në fakt, gjithçka do të bëhej si parametër zero. Një sugjerim, ndoshta një utopi, por që mund t'i bëjë tifozët e Interit të ëndërrojnë për pak kohë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI